Flash News

E-TJERA

Zjarr në një apartament në Tiranë, një person asfiksohet nga tymi

Zjarr në një apartament në Tiranë, një person

Një zjarr ka rënë rreth orës 10:00 në një apartament në rrugën “Prokop Mina” në Tiranë, duke shkaktuar panik mes banorëve.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer aksidentalisht në katin e shtatë të një banese të marrë me qira nga dy shtetase, me inicialet K. Sh. dhe S. Gj.

Si pasojë e tymit të përhapur, një shtetas me inicialet A. K., i cili jetonte në katin sipër, dyshohet se është asfiksuar dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të zjarrit.

Të fundit