Flash News

E-TJERA

Zjarr te Rana e Hedhun, flakët po avancojnë drejt hoteleve dhe sipërfaqeve me pisha

Zjarr te Rana e Hedhun,  flakët po avancojnë drejt hoteleve dhe

Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Ranës së Hedhun, ku flakët po avancojnë me shpejtësi drejt sipërfaqeve me pisha.

Terreni i mbuluar me bimësi të dendur dhe kushtet atmosferike kanë favorizuar përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e efektivëve zjarrfikës.

Në zonë janë angazhuar disa mjete dhe forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Sipas raportimeve paraprake, zjarri ndodhet pranë disa strukturave akomoduese, ndërsa autoritetet po përpiqen të parandalojnë përhapjen e tij drejt objekteve dhe zonave të banuara përreth.

Të fundit