Flash News

E-TJERA

Zjarri në pallatin 10-katësh te ish-Parku Autobusëve, Instituti i Ndërtimit: I pabanueshëm! U dëmtuan edhe kolonat

Zjarri në pallatin 10-katësh te ish-Parku Autobusëve, Instituti i

Instituti i ndërtimit ka dalë në konkluzionin se pallati që u dogj në zonën e ish-parkut në Tiranë është bërë i pabanueshëm.

Sipas ekspertizës, zjarri ka shkaktuar dëmtime edhe në kolona dhe jo vetëm ne fasadë.

"Struktura e objektit në gjendjen ekzistuese, pas ekspozimit ndaj zjarrit, nuk i plotëson kushtet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë për ngarkesat maksimale statike apo dinamike të parashikuara.

Dëmtimet janë lokale, por mund të influencojnë të gjithë ndërtesën në sajë të fenomenit "domino". Struktura duhet ti nënshtrohet restaurimit dhe përforcimit të elementëve strukturore trarë, soleta apo edhe kolona, vetëm në zonën e dëmtuari duke u bazuar në një projekt përforcimi strukturor mjaft të detajuar për objektin përkatës, mbështetur në dëmtimet e zjarrit të datës 14.09.2023.

Deri në momentin e restaurimit ndërtesa konsiderohet me rrezikshmëri për jetën e njerëzve dhe e pa përdorshme", thuhet në ekspertizë.

 

Të fundit