Flash News

E-TJERA

"Zjarri" që panikosi 'Myslym Shyrin', zbulohet e vërteta pas alarmit në kryeqytet

"Zjarri" që panikosi 'Myslym Shyrin', zbulohet e

Alarmi për një zjarr të dyshuar në një pallat në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë ka rezultuar i rremë.

Banorët e zonës u shqetësuan pasi panë një re të dendur të bardhë që dilte nga ndërtesa, duke dyshuar për zjarr dhe njoftuar menjëherë shërbimet emergjente.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat pas verifikimeve konstatuan se nuk kishte flakë apo vatër zjarri në pallat.

Sipas të dhënave paraprake, ajo që u perceptua si tym rezultoi të ishte një sasi e madhe pluhuri që ishte përhapur në ajër.

Ende nuk dihen rrethanat e plota që shkaktuan përhapjen e pluhurit dhe panikun mes banorëve.

Të fundit