Flash News

E-TJERA

Zjarrvënie në Akërni, shkrumbohet një fadromë dhe rrezikohen dhjetëra mjete të tjera

Zjarrvënie në Akërni, shkrumbohet një fadromë dhe

Gjatë orëve të natës, në zonën e hidrovorit të Akërnisë, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë spërkatur me benzinë mbi 20 mjete të rënda pune që ndodheshin në një sipërfaqe pyjore dhe më pas u kanë vënë zjarrin.

Si pasojë e flakëve, një fadromë është djegur plotësisht, ndërsa mjetet e tjera kanë shpëtuar pa u përfshirë nga zjarri. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat arritën të neutralizonin flakët dhe të shmangnin përhapjen e tyre.

Pavarësisht se benzina ishte hedhur mbi të gjitha mjetet e parkuara në zonë, vetëm një prej tyre u shkrumbua totalisht. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit