Flash News

E-TJERA

Zyrtare, Kastrati Group blen 100% të aksioneve të aeroportit “Nënë Tereza”

Zyrtare, Kastrati Group blen 100% të aksioneve të aeroportit

Zyrtarizohet transaksioni, ku kompania shqiptare Kastrati Group ka blerë 100% të aksioneve të Tirana International Airport, që menaxhon koncesionin e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Vendimi është zyrtarizuar edhe në pasqyrimin e aksionerëve në Qendrën Kombëtare të Biznesit ku janë depozituar edhe dokumentet përkatës,  ndërsa shuma totale është rreth 71 milion euro pagesë e cila do të realizohet me dy këste.

“Kastrati Group” i bleu aksionet nga “Real Fortress Private Limited”, në pronësi të grupit kinez të shërbimeve financiare “China Everbright”, që në prill 2016 se kishte nënshkruar marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Marrëveshja mes Kastratit dhe koncesionarit është nënshkruar më 1 dhjetor 2020 dhe u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 18 dhjetor.

Grupi kinez, i shërbimeve financiare China Everbright, i kishte blerë në 2016-n të drejtat koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, përmes filialit të saj “Real Fortress Private Limited” për 82.25 milionë euro, sipas kontratës zyrtare. Të drejtat koncesionare iu blenë nga tre aksionerëve Albanian-American Enterprise Fund “AAEF”, DEG-Deutsche investitions-und Entëicklungsgesellschaft mbH” dhe (“AviAlliance GmbH”), që kishin nënshkruar një kontratë koncesioni me qeverinë shqiptare në vitin 2004.

Në mars të vitit 2016 qeveria shqiptare njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me kompaninë që menaxhonte aeroportin duke hequr kështu ekskluzivitetin, ngërçin që pengonte hapjen e aeroporteve të tjerë.

Heqja e ekskluzivitetit i dha TIA-s dy vite shtesë nga koncesioni duke çuar afatin e ri në 2027 për përfundimin e kontratës, në këmbim të hapjes së Aeroportit të Kukësit, i cili akoma është jo funksional, por po punohet për të bërë të mundur vënien në punë të tij. Në prill 2019, Qeveria miratoi kontratën për koncesionin 35-vjeçar të Aeroportit të Kukësit, ku fitues doli bashkimi i përkohshëm i kompanive Global Technical Mechanics sh.p.k. dhe Bami sh.p.k.

Nëse do të hyjë në funksion edhe Aeroporti i Vlorës, tenderi i të cilës është shtyrë disa herë, TIA mund të marrë 2.5 vjet të tjera shtesë. Ndërkohë, burime pranë negociatave thanë se pas marrjes së koncesionit nga Kastrati mund të ketë një tjetër shtyrje të afateve

Zyrtare, Kastrati Group blen 100% të aksioneve të aeroportit

Zyrtare, Kastrati Group blen 100% të aksioneve të aeroportit

Zyrtare, Kastrati Group blen 100% të aksioneve të aeroportit

Të fundit