Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Edi Rama monolog në Facebook; shmang thirrjet e ndërkombëtarëve për dialog me opozitën
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve, duke thënë se balta e hedhur për vendin dëmton jo vetëm Shqipërinë por edhe shqiptarët që jetojnë e punojnë nëpër botë duke akuzuar PD dhe LSI se po godasin vendin.
Në rubrikën “Përgjigjja ime”, duke iu përgjigjur komentit të një qytetareje që kritikonte intervistën e kreut të PD-së Lulzim Basha transmetuar në emisionin në Rai Uno “Porta a Porta”, Rama tha se shtëpia nuk është skenë për të shfaqur në lagje sherret e brendshme. Nuk mungoi dhe një goditje për aleaten e PD, LSI-në.
“E dashur Laura është e vështirë të gjesh fjalët për fjalët në gjuhë të huaj të atij që quhet kryetar i opozitës por që fatkeqësisht nuk është as lideri, as kujdestari e as përfaqësuesi i saj. I asaj opozite që gjendet në popull, ku mes njerëzve të zakonshëm si ti, i atyre njerëzve që janë në të drejtën e tyre më legjitime kur nuk e pëlqejnë, nuk e duan, nuk e votojnë partinë e madhe të shumicës. Ata njerëz janë kudo, nga Veriu në Jug, në çdo kategori sociale dhe interesi, çdo moshë, e çdo feje, mes tyre ka patjetër nga ata që janë po aq qorra, po aq të pandjeshëm, po aq vulgarë sa dhe arratiakët nga parlamenti por s’ka pikë dyshimi se shumica jo. Shumica s’janë si ata dhe s’e duan baltosjen dhe ziftosjen e Shqipërisë në gjuhë të huaj. Përkundrazi e vuajnë sinqerisht dhe e dënojnë moralisht një qasje të atillë prej humbësash pa pikë dinjiteti që janë gati t’i lënë Shqipërisë faturën e dëshpërimit të tyre për pushtetin e humbur”, tha Rama.
Ai risolli në vëmendje një rregull gjerman dhe theksoi se Atdheu po ashtu është një shtëpi që nuk mund të nxirret dhe nxihet rrugëve të botës. “Gjermanët por jo vetëm ata kanë një rregull të pashkruar të cilin kur shkojnë jashtë shtetit e respektojnë si të ishte një parim i shenjtë, asnjë fjalë me të huajt për konfliktet e brendshme politike. Lëre pastaj fjalë kundër njeri-tjetrit. Sepse shtëpia nuk është skenë për të shfaqur në sytë e tërë lagjes mosmarrëveshjet dhe sherret e brendshme. Atdheu po ashtu është një shtëpi që nuk mund të nxirret dhe nxihet rrugëve të botës pasi jo për gjë por bota s’ka as ngenë e as përgjegjësinë të na i rregullojë punët që s’na shkojnë mirë. madje kjo lloj derdhje e tenxhereve dhe hapje e kapakëve të barkut të shtëpisë sonë nëpër rrugët e botës u vete për shtat vetëm atyre që s’ia duan të mirën Shqipërisë dhe askujt tjetër dhe s’ka pak të tillë. Por dhe më keq se kaq. Prodhimi i brendshëm i lajmeve të këqija për eksport që nga shfaqjet e dhunës deri tek artikujt e paguar apo intervistat e shfazuara si ajo e Lulzim Bashës në rastin që përmend ti, përveçse e karikaturizojnë Shqipërinë e sotme dhe e bëjnë qesharak figurën e politikanit shqiptar në sytë e botës, godasin shtëpinë tonë. E bëjnë të duket Shqipërinë si atë shtëpinë e fshatit ku ke frikë të afrohesh se ke dëgjuar që ka një qen që kafshon. Që do të thotë godasin një burim të pazëvendësueshëm të ekonomisë sonë, vizitorin e huaj, turistin e huaj, sipërmarrësin e huaj. Jo vetëm kaq! Ky lloj eksporti i baltës dhe i ziftit shqiptar përmes kanaleve të huaja godet edhe shqiptarët që jetojnë e punojnë nëpër botë. U ul kokën në sytë e të tjerëve dhe ua komplikon jetën sepse rizgjon tek të tjerët frikërat dhe paragjykime e së shkuarës kur shqiptarët shiheshin padrejtësisht si djalli vetë”, theksoi kryeministri.
Rama tregoi dhe dy gjërat që i kishte kërkuar Bashës në marrëveshjen parazgjedhore 2017. “Kur nënshkruam me Lulzim Bashën marrëveshjen parazgjedhore të 2017-ës, unë i dhashë atij gjithçka çfarë kërkoi dhe i kërkova vetëm dy gjëra, rezultati nuk kontestohet dhe Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj. Por u desh një sezon veror që të dyja këto pika të avullonin dhe avazi i vjetër të fillonte pak e nga pak për të arritur kulmin tani së fundmi. Kontestohet një fitore e thellë dhe e pastër e PS-së sepse një tjetër humbje e thellë dhe e pastër po afron për PD-në dhe simotrën e saj LSI, e cila është në fakt prurësja e mishëruesja e mirënjohur e fenomenit të shitblerjes së votës. Po të mos kishte LSI s’do kishte as shitblerje serioze vote në Shqipëri dhe këtë e dinë edhe zogjtë në male, edhe mineralet në Verilindje, edhe peshqit në laguna, edhe gurët në kanionene, edhe 1001 dritaret në Berat, edhe 21 oxhaqet në Elbasan, edhe luanët dhe bibat në Tiranë”, perfundoi Rama, duke shmangur keshtu kerkesat e nderkombetareve per dialog me opoziten.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38