Flash News

KRYESORE

Edi Rama rikthehet në “Zonën e Lirë” të Arjan Çanit, tregon se kush e ‘urdhëroi’ të shkonte

Edi Rama rikthehet në “Zonën e Lirë” të Arjan

Pas shumë vitesh, Edi Rama do të rikthehet në studion e emisionit “Zonë e Lirë”. Drejtuesi i këtij emisioni, Arjan Çani, është një kundërshtar i fortë kryeministrit dhe shpesh herë ka njoftuar se ai nuk pranon që t’i shkojë në studio pavarësisht ftesave që i ka dërguar.

E megjithatë, Rama ka vendosur të thyej bojkotin dhe me “urdhër” të këshilltarit të tij, Endri Fuga, do përballet me Arjan Çanin.

“Sonte pas shumë motesh do rishfaqem me urdhër nga lart, dmth nga Endri Fuga, në Zonën e Lirë të Arian Çanit”, shkruan Rama.

Kjo intervistë pritet me interes të lartë, njësoj si përballja e paralajmëruar e Ramës me Fatos Lubonjën në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Të fundit