Flash News

KRYESORE

Eduard Ndocaj do ankimojë zgjedhjet: Kam prova, komisionerët e PS kanë hedhur vota

Eduard Ndocaj do ankimojë zgjedhjet: Kam prova, komisionerët e PS

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Lezhës, Eduard Ndocaj, do të ankimojë rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit, pasi ka prova se janë kryer falsifikime. Ai shtoi se si fillim do të ngrejë një padi në Prokurorinë e Përgjithshme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ndocaj pretendon vetë komisionerët kanë hedhur shumë vota, duke shtuar se ka prova se votues kanë qenë edhe persona që jetojnë jashtë vendit, që nuk kanë qenë në Shqipëri ditën e votimit.

"Një pjesë e mirë e votave janë hedhur jo nga zgjedhësit por nga komisionerët e PS. Baza është shumë e thjeshtë se kutitë kanë dalë 100 me 0. Gjatë numërimit shenja e vendosur gjatë votimit është e njëjta në 100 fletë, gjë që e kam konstatuar edhe vetë edhe përmes vëzhguesve të mi. Po përgatisim një padi. Kemi prova se në Lezhë janë mbi 900 vota falso që janë firmosur nga komisionerët. Kemi prova që kanë votuar edhe qytetarë që jetojnë jashtë.

Kemi prova që janë kërcënuar qytetarët. Kemi prova që jam kërcënuar edhe unë vetë. Do t'i drejtohem Prokurorisë së Përgjithshme për krimin elektoral dhe Kolegjit Zgjedhor që ta hedhë poshtë këtë fasadë që është bërë nën didaktin e dhunës", deklaroi Ndocaj për mediet.

Të fundit