Flash News

KRYESORE

Ekspozita e Ramës në Berlin, Berisha zbardh prapaskenat: Iu ofrua një takim për t’i dhënë një mesazh, s’ do ua thojë kurrë

Ekspozita e Ramës në Berlin, Berisha zbardh prapaskenat: Iu ofrua

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar sqarime sot në Kuvend se pse të enjten e shkuar nuk pati punime në parlament.

Berisha u ndal edhe në nismën e kryeministrit Rama në Berlin, ku hapi edhe një ekspozitë të dytë në Gjermani, sipas tij pati zëra se do të zhvillonte një takim edhe me Angela Merkel.

“Rama shkoi dhe u kthye më bisht ndër shalë, nuk ju dha asnjë takim, ju ofrua një takim për t’i dhënë një mesazh të cilën nuk dua thotë kurrë ju”, u shpreh Berisha.

“E enjtja e kaluar për të gjithë ishte ditë parlamenti, Rama vrapo në Berlin dhe i vuri çelësin parlamentit për të hapur ekspozitën e shkarravinave.

Fuga dhe Cakaj hapën lajmin se idhulli i tij do takohej me Angela Merkel e me kryesorët e Gjermanisë.

Rama shkoi dhe u kthye më bisht ndër shalë, nuk ju dha asnjë takim, ju ofrua një takim për t’i dhënë një mesazh të cilën nuk dua thotë kurrë ju.

I kam fare të sigurta sepse tani nuk është zor të monitorosh atë, në qarqet ndërkombëtare flitet për njeriun patologji. Berlini e përcolli si njeri patologjik.

Të mbyllësh parlamentin dhe të shkosh e të kthehesh me shkarravina ky është një poshërim i parlamentit.

Mirë ju që jeni ushtarë të tij, ju ka hedh trutë e veshgjatit, por shqiptarët e urrejnë deri në palcë, po rritet si temperatura në ethet e malaries.

Na jep sqarim, se me c’motiv i vutë drynin, punon njeriu gjithë javën për tu përgatit dhe vjen këtu dhe gjen mbyllur Kuvendin”, u shpreh Berisha.

Në përgjigje të Berishës ndërhyri Ruçi:

“ Sa për sqarim, sesioni nisi në datë 21, kalendarin e ka miratuar kryesia e parlamentit, s’ka lidhje me kryeministrin dhe parlamentin s’ka qenë i bllokuar.

Në 24 s’ka patur seancë të vendosur nga kryesia e parlamentit dhe jo nga kryeministri. Tjerat janë interpretimet e tua”, tha Ruçi.

Të fundit