Flash News

KRYESORE

Emigrantët e bllokuar në dogana, reagon Meta: Jam i shqetësuar, autoritetet të respektojnë detyrimet ndaj qytetarëve

Emigrantët e bllokuar në dogana, reagon Meta: Jam i shqetësuar,

Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje autoriteteve tona shetërore, të ndërhyjnë për të zgjidhur problemin e meigrantëve të mbetur të bllokuar në pikat doganore. Meta, në një shënim në Facebook, shkruan se “jam shumë u shqetësuar” mbi situatën e qytetarëve shqiptarë të cilët janë ende të bllokuar në dogana. Meta gjithashtu në thirrjen e tij u kërkon edhe qytetarëve shqiptarë jashtë vendit të respektojnë kushtetet e emergjencës, dhe të mos kthehen.

“Jam shumë i shqetësuar mbi situatën e qytetarëve shqiptarë të cilët vijojnë ende të bllokuar në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës. Kjo situatë duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme. U bëj thirrje sërish të gjithë qytetarëve shqiptarë të respektojnë kushtet e urgjencës dhe domosdoshmërisë të imponuara nga pandemia e COVID-19 në pikat tona kufitare e njëkohësisht kërkoj nga autoritetet tona përgjegjëse të respektojnë, jo vetëm kërkesat e situatës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por edhe detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare që shteti ka ndaj qytetarëve të vet në një situatë të tillë.

Edhe njëherë kërkoj nga të gjithë më shumë bashkëpunim e mirëkuptim, solidaritet e përgjegjësi mes qytetarëve dhe autoriteteve tona në dobi të interesit publik dhe sigurisë së jetës”, shkruan Meta.

Të fundit