Flash News

E-TJERA

Bushati: Rama e shet dhe e blen Kosovën sa herë i duhet

Bushati: Rama e shet dhe e blen Kosovën sa herë i duhet

 

Analisti Andi Bushati ka folur për ngjarjen e rëndë në Kosovë, ku si pasojë e sulmeve nga agresorët serbë, mbeti i vdekur efektivi Afrim Bunjaku.

I  ftuar në Çim Peka Live, Bushati theksoi se reagimi i Ramës tregon që ka një interes të vetin me Kosovën. Bushati shtoi se Rama duket si një robot që e piloton dikush.

Analisti tha se Rama e shet dhe e blen Kosovën sa herë i duhet.

Bushati: Një gjë është e sigurtë. Po të shohësh trajektoren e marrëdhënies Rama-Vuçiç që nga takimi në Beograd kur kërkoi pavarësinë e Kosovës ka një kurbë me shumë ulje ngritje. Unë nuk kam mendimin se Rama është argat i Vuçiçit. Rama ka interes të vetin se ai shet dhe prindërit dhe jo më Vuçiçin.

Puna është se a përkon interesi personal i Edi Ramës me interesin e Kosovës. Pra edhe pa qënë argat i Vuçiçit ai mund ti bëjë dëm Kosovës.

A kemi thënë prej 2 vitesh se Edi Rama argat i Vuçiçit për Open Balkan. Ndodhi që Edi Rama si një robot i komanduar nga diku thotë sot Open Balkan vdiq nuk ka më kuptim. Po ti shikosh të gjitha propozimet konkrete që Rama bën, duket si robot që pilotohet nga dikush tjetër. Futja Kosovës po thuaj këtë se na bën benefic neve.

Shiko propozimin tjetër ditën kur anuloi mbledhjen e dy qeverive, unë kam vendosur tha, kam një projekt për asosacion më të shkëlqyerin, që ia them vetëm Presidentit të Francës dhe Kancelarit të Gjermanisë, njeri politikan serioz që bën propozime dhe e shpall publikisht dhe thotë që është i fshehtë nuk ka, ky është karagjozllëk.

Nuk ka ndonjë urrejtje Rama ndaj Kosovës, ai e shet e blen sa herë ti duhet.

Latest news