Flash News

E-TJERA

Construction, scrap metal and powerful friends, Elman Abule's business network in Albania

Construction, scrap metal and powerful friends, Elman Abule's business

With a low public profile, few photos, and almost no social media accounts, Elman Abule managed to transform himself over a period of 9 years from a convict in Belgian prisons into a successful businessman, benefiting from public contracts ranging from the development of the energy sector, construction, metal processing, and export-import.

Documents obtained by "shteg.org" show that development permits were granted by the authorities despite law enforcement agencies having him under surveillance, while investigations by the Tirana Prosecutor's Office and SPAK show the businessman's connections not only with the mayor, Erion Veliaj, but also with people from the underworld, such as Denis Matoshi (alias Eldi Dizdari), although he has denied any connections with the latter.

A network of companies linked to Abule and his wife, Marisa Nito, are suspected of circulating large sums of money through invoices for “consulting services” of dubious value. Some of these funds ended up in the law office of Ajola Xoxa, Veliaj’s wife, through pre-arranged invoices, without real supporting documentation.

SPAK has identified this mechanism as a form of laundering money obtained from corrupt activities, for which Abule is under investigation by the Special Prosecution Office.

The tower that discovered Abule

On “Llambi Bonata” Street, in the heart of the Kombinat neighborhood, a small patch of land, flooded with garbage and known by residents as “lulishte,” is the only space where residents of prefabricated buildings can go out to get some fresh air. The green spaces in this area have disappeared one by one, making way for new multi-story buildings.

In the spring of 2024, residents saw a construction sign placed in a corner of this park, announcing the start of work on a new building. The sign, more than an announcement, was a bad omen for them.

“I grew up in this orchard. It was the only space we had and we couldn’t let it be taken away,” recalls Meteo Kopo, a 25-year-old medical student. He and several other residents tried to stop the works and meet with the investor. 

"That's where I heard Elman Abule's name for the first time. He told us clearly: the construction will take place. In fact, the situation became so tense that the police had to intervene," Meteo recounts.

Kevin Golaj, another resident, remembers that there was a detail on the building permit board. It stated that the Municipality of Tirana had approved the permit for the building on “Sabaudin Gabrani” street and not “Llambi Bonata”, where the works were attempted to begin.

“Kjo ishte pika e parë që na bëri të dyshojmë. Pastaj nisa të kërkoj dhe i bëra kallëzim penal kompanisë ‘Fidalba’ dhe Bashkisë së Tiranës. Nuk di ende çfarë është bërë me atë kallëzim”, thotë i riu.

Sipas tij, ky nuk ishte rasti i parë kur dikush përpiqej të ndërtonte në atë lulishte, por këtë herë gjithçka po shkonte shumë më tej.

Trualli mbi të cilin parashikohej ndërtimi rezulton në pronësi të dy të rinjve, studentë jashtë vendit. Keid Kalaja, djali i anëtarit të Gjykatës së Lartë Artur Kalaja, dhe Brugen Strati, djali i përmbaruesit gjyqësor Gentian Strati.

“Ne e kemi blerë tokën në mënyrë të ligjshme. Elman Abule na u ofrua si ndërtues dhe firmosëm një kontratë sipërmarrjeje me të” – tha Strati për “shteg.org”.

Kalaja, nga ana tjetër, rezulton ta ketë deklaruar pronësinë mbi truallin në formularin e interesave private për vitin 2023, për shkak të funksionit të të atit si gjyqtar. Ai gjithashtu ka raportuar të ardhura nga Bashkia e Tiranës, por nuk ishte i arritshëm për koment.

Pas publikimit të lidhjeve të dyshimta të Abules dhe nisjes së hetimeve nga SPAK, të rinjtë vendosën të tërhiqen nga marrëveshja.

“Nuk e paragjykoj njeriun, por më mirë të mos zhvillohet prona, sesa ta ndërtojë një person që është me probleme. Kontrata me “Fidalba” është prishur” – sqaroi Gentian Strati për “shteg.org”.

Zona ku parashikohej ndërtimi ka një histori të errët që lidhet me shembjen e një pallati parafabrikat pranë lulishtes, po me vendim që mban firmën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

“Ngjitur me sheshin ku është dhënë leja e ndërtimit për kompaninë “Fidalba” shpk, ishte një pallat. Leja nuk mund të jepej nëse nuk shembej pallati ekzistues. Pallati u prish për shkak se u konsiderua i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 2019”, thotë avokati Erjon Syziu.

Avokati Syziu ngre dyshime se përmes manovrave ligjore dhe akt-ekspertizave të diskutueshme pallatet u shkatërruan e më pas hapësirat iu dhanë për ndërtim privatëve. “Ka vepruar një grup i strukturuar nga baza deri në majë!” – shprehet Syziu. Kallëzimet e tij janë në Prokurorinë e Tiranës, por edhe pas tre vitesh nuk ka një përgjigje.

Dokumentet tregojnë se lejen e ndërtimit firmosur personalisht nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ishte dhënë për kompaninë “Fidalba shpk”, në pronësi Abules, një sipërmarrës që, për pjesën më të madhe të jetës së tij afariste, kishte qëndruar në hije.

Leja e ndërtimit u tha dhe pse kompania nuk kishte rekorde në ndërtim apo aktivitet të madh ekonomik. Megjithatë, dokumentet tregojnë se ai kishte një lidhje shumë të rëndësishme: miqësinë personale me Erion Veliajn.

Kryebashkiaku ka mohuar çdo konflikt interesi, duke thënë se “lejet e ndërtimit janë të drejtë ligjore për këdo që ka pronë dhe respekton rregullat urbanistike”. Por pas kësaj “të drejte” fshihet një histori e mbushur me dyshime, lidhje të errëta dhe transaksione ende nën hetim.

Udhëtime për qejf me kryetarin

Në gusht të vitit 2024, në një postim në Facebook, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj  tregonte për një vizitë zyrtare të tij në Kiev, gjatë së cilës kishte zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë, Vitali Klitçko, ish-kampion i botës në boks.

“Më vjen mirë që Kievi po i rikthehet normalitetit pas sulmeve të ashpra të Rusisë, teksa lufta vazhdon..”, shkruante Veliaj.

Por ajo që nuk përmendej në publikim ishte se në këtë udhëtim, që nisi nga Rinasi me një avion charter drejt Ukrainës, kreu i Bashkisë Tiranë shoqërohej nga biznesmeni Elman Abule.

“Veliaj do të zhvillonte një takim me kryetarin e Bashkisë së Kievit dhe unë shkova për qejf. Kemi qëndruar në të njëjtin hotel. Shpenzimet i mia i kam mbuluar vetë, për Erionin nuk kam dijeni, pasi ai ishte me vizitë zyrtare.” – i tha biznesmeni prokurorëve.

Ky nuk ishte një rast i vetëm që Veliaj dhe Abule kanë udhëtuar sëbashku. Sipas dokumenteve të siguruara nga “shteg.org”, ata kanë fluturuar në Tokio, Itali, Holandë, Angli dhe vende të tjera, në disa raste të shoqëruar edhe nga bashkëshortet.

“Në Tokio kemi qëndruar 4-5 ditë, bashkë me gratë tona,” kujton Abule.

Megjithatë, përballë prokurorëve më 30 prill 2024, Veliaj e minimizoi këtë marrëdhënie, duke përcaktuar si “të largët”.

“Marrëdhënia ime me Elman Abulen është një marrëdhënie në distancë … e njoh sepse bashkëshortja ime është mikeshë me bashkëshorten e tij.” – i tha ai hetuesve.

Por faktet flasin ndryshe. Vetëm pak muaj para udhëtimit në Ukrainë, në janar 2024, kompania e Abules mori një leje ndërtimi në zonën e Kombinatit, të firmosur personalisht nga Veliaj, në një lulishte të vogël, të vetmen hapësirë mes pallateve parafabrikate, që banorët përpiqeshin ta ruanin prej vitesh.

Dokumentet tregojnë se në atë kohë, Abule ndodhej nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, i dyshuar për veprën penale të pastrimit të parave. Prokuroria e Tiranës dyshon se Abule ka krijuar një skemë të qarkullimit dhe justifikimit të të ardhurave nga krimi.

“Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të K.B [Kristian Boçit], apo V.A [Vladimir Avramit], kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale”, tha prokuroria në një njoftim për shtyp.

Me biznese në fushën e energjetikës ata kanë siguruar kontrata për zhvillimin e dy hidrocentraleve në Mirditë dhe një turbinë për energji nga era në Pukë.

Për ndërtimin e hidrocentraleve në vitin 2020 Abule ka dalë garant për marrjen e një kredie prej 1 milion eurosh nga një bankë e nivelit të dytë.

Prokuroria theksoi se “huamarrja në shuma të mëdha nga bankat e nivelit të dytë” ka qenë një prej skemave që ka përdorur grupi për të justifikuar qarkullimet e parave. Sidoqoftë, prokuroria nuk e specifikoi këtë dyshim me raste konkrete.

Ndër veprimet e tjera të dyshimta, prokuroria përmendi kontrabandën, blerjen e hidrocentraleve me vlera të konsiderueshme “pa përligjur burimin e të ardhurave”, shitblerjen fiktive me vlera të mëdha të makinave, krijimin dhe drejtimin e kompanive pa aktivitet për të cilat “deklarohet rritje kapitali”.

Autoritetet dyshojnë se Abule përfshiu në skemë dhe bashkëshorten Marisa Nito. Ngjashëm dyshohen të kenë vepruar edhe Kristian e Ender Boçi.

Nisur nga këto dyshime gjykata vendosi të sekuestrojë asetet e 16 kompanive që lidhen me grupin dhe partnerët teksa u bllokoi edhe llogaritë bankare.

Organi i akuzës së kryeqytetit po zhvillon një betejë të gjatë në gjykatë për të mbajtur nën sekuestro pasuritë e tij, ndërsa prokuroria e Posaçme dyshon se Abule ka ndihmuar edhe bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa, të pastrojë rreth 300 mijë euro përmes një skeme të ndërlikuar financiare.

Abule po hetohet në të njëjtën çështje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 5 biznesmenë të tjerë.

Biznesmeni Abule i kontaktuar nga “shteg.org” refuzoi të bënte komente lidhur me hetimet që po kryejnë ndaj tij prokuroria e Posaçme dhe ajo e Tiranës.

“Nuk jam person publik dhe nuk kam asnjë koment lidhur me këto çështje”,  tha ABule, ndërsa vuri theksin te fakti se do të vazhdojë përballjen me drejtësinë.

Nga i dënuar në Belgjikë, në biznesmen në Tiranë

Pranverën e vitit 2007 numri periodik i Fletores Zyrtare belge gëzoi qindra emigrantë që prisnin dekretin e Mbretit Alberti II për shtetësinë. Mes tyre gëzoi dhe Elman Abule, një shqiptar i cili kishte emigruar prej vitesh në Belgjikë së bashku me familjen. Ishte pikërisht koha kur autoritet ngritën akuza ndaj tij për vjedhje.

Por nga një emigrant me probleme me drejtësinë, Abule do të përmendej në debatet publike në Shqipëri si një prej përfituesit e parë të ligjit për importin e mbetjeve. Ky ligj ishte miratuar në shtator 2011 teksa një organizim i gjerë qytetar e kundërshtonte duke kërkuar referendum për ndalimin e tyre.

Për faktin se ishte rezident në Belgjikë dhe kishte një emër jo të zakonshëm, Abule do të përmendej në media si “përfaqësuesi afrikan i kompanisë Fidalba”, një kompani të cilën Abule e kishte themeluar një vit para miratimit të ligjit të mbetjeve, në maj 2010, me kapital themeltar 4 milionë lekë dhe aktivitet kryesor përpunimin e skrapit, aluminit dhe plumbit.

Në korrik 2010, së bashku me Kristian Boçin, ai nisi kompaninë “Rametal” me kapital themeltar 200 mijë euro dhe aktivitet përpunimin e metaleve. Abule përfshihet si aksioner në këtë kompani me “Fidalbën”.

Pikërisht “Rametal” do të ishte një nga kompanitë e para që do të autorizohej nga qeveria e Partisë Demokratike për importin e “25 mijë tonë mbetje alumini”.

Në një periudhë të shkurtër Elman Abule ndërtoi një rrjet të gjerë kompanish përmes transaksioneve të shpeshta në një skemë ku përfshiheshin blerje e shitje aksionesh, kontrata huash dhe marrëveshje qiraje me vlera simbolike, të cilat i mundësuan të kontrollonte zinxhirin e disa shoqërive tregtare, kryesisht në sektorin e përpunimit të metaleve dhe tregtimit të skrapit.

Prej vitit 2011 dyshja Abule-Boçi do të vijonte bashkëpunimet, madje dhe me persona të diskutueshëm për të shkuarën e tyre.

Në vitet 2014-2016, ai kanë qenë ortakë në “Rametal” me Denis Matoshin (i njohur si Eldi Dizdari), akuzuar si drejtues i një fraksioni të kartelit të ashtuquajtur “Kompania Bello”, përgjegjëse për trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Dizdari rezulton të ketë blerë aksionet e bashkëshortes së Abules për 10 mijë euro në vitin 2014, ndërsa ky i fundit ia ka ri-blerë për të njëjtën shumë dy vite më vonë.

Krahas Eldit, Abule-Boçi kanë pasur ortak edhe të vëllanë, Saimir Dizdarin, identifikuar fillimisht me pasaportë gjermane në kompanitë “Dizi” (2015) dhe “Ferro Chrome Holding” (2015-2017). Aksionet e tij ia bleu më pas Boçi për 109,000 lekë.

Periudha e bashkëpunimit me vëllezërit Dizdari përkon me manovrën e dublimit të kompanisë “Rametal”. Kompania që fitoi të drejtën e importit të “25 mijë tonëve mbetje alumini” ndryshoi emër në “Metale Albania”, ndërsa “Metalform”, themeluar në mars 2014, i mori emrin e “Rametal”-it.

Aktualisht, të dyja kanë zyrë qendrore një vendgrumbullim skrapi pranë autostradës “Durrës-Tiranë” në fshatin Vrinë. Aty kanë zyrat edhe 5 kompani të tjera të Abules, “Fidalba”, “Trital”, “Alfemet”, “Ferro Chrome Holding” dhe “Metal Form” – rikrijuar në vitin 2021.

Ndërkohë, sipërmarrja kryesore e Boçit rezulton kompania “MAK-08” e fokusuar kryesisht te ndërtimet. Por ai dhe Abule kanë bashkëpunuar dhe në kompani të tjera si “Chriss”, “Gloris Construction” apo “Europa Building”.

Ndërsa Elman Abule ndërtonte këtë rrjet kompleks biznesesh, më 6 mars 2023 Prokuroria e Tiranës hapi hetim ndaj tij për pastrim parash, bazuar në një referim të Seksionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar pranë Policisë së Shtetit. Policia kishte siguruar të dhëna që ngrinin dyshime mbi aktivitetin e kompanive që zotëronte Abule.

Sipas një vendimi të gjyqtares Lorena Çabej, e cila vendosi sekuestro mbi disa kompani të lidhura me Abulen dhe ortakët e tij, ai dyshohet se ka importuar mallra të ndaluara, të rrezikshme dhe me prani radioaktive, të tipit skorje alumini, përmes Portit të Durrësit, duke manipuluar dokumentacionin shoqërues dhe procedurat doganore.

Hetimet nxorën në dritë dhe të shkuarën e Abules i cili rezulton i dënuar në Belgjikë për vjedhje në rrethana rënduese dhe mbajtje e shitje të sendeve të vjedhura. Ai ishte dënuar më 17 janar 2007 nga Gjykata e Antwerp me 30 muaj burg.

Sipas dosjes hetimore, Prokuroria ka ngritur dyshime se Abule ka përdorur shoqërinë “Fidalba” për të lëvizur fonde pa burim të qartë financiar. Ai ka kryer transferta, pagesa me kartë krediti dhe derdhje cash që nuk justifikohen nga të ardhura të ligjshme, duke përdorur skema të huadhënieve fiktive me palë të treta dhe duke transferuar fonde në llogari të tij përmes kompanive të tij.

Në vlerësimin e organit të akuzës, “Fidalba” nuk kishte aftësi financiare për të realizuar blerjen e kuotave në kompanitë e tjera, dhe ka përdorur fonde që dyshohet të kenë ardhur nga aktivitete të paligjshme të vetë Elman Abules.

Ndërkohë që Prokuroria e Tiranës hetonte transaksionet e dyshimta të rrjetit të kompanive në pronësi të biznesmenit Elman Abule, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zbuloi lidhje të drejtpërdrejta mes tij dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Vendimi i gjykatëses Atalanta Beqiraj për autorizimin e kontrollit të banesës së kryebashkiakut Veliaj përfshinte edhe kontrollin personal të Abules dhe bashkëjetueses së tij, Marisa Nito.

Në vendim argumentohej se “ekzistojnë të dhëna konkrete që anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me kryetarin e Bashkisë Tiranë kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kanë interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë.”

Elman Abule u mor në pyetje nga SPAK më 9 janar 2025 dhe një muaj më vonë u arrestua por Gjykata e Apelit liroi më pas nga qelia.

Miqësia me kryetarin

Tre fotografi nga terminali i një aeroporti të Romës në Itali qarkulluan papritur në rrjetet sociale në fundin e muajit gusht 2019. Në to shfaqej kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Velaj, veshur sportiv, me atlete, çantë shpine dhe kapele, teksa kalonte kontrollet rutinë të biletave në sportel.

Aso kohe pak kush njihte biznesmenin ndërsa hetimet e Prokurorisë së Posaçme zbuluan se Abule zotëron një rrjet të gjerë kompanish, të cilat në disa raste janë përfituese të drejtpërdrejta të fondeve publike të Bashkisë Tiranë dhe klientë të kompanive në pronësi ose nën kontrollin faktik të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa.

“Bashkëshortët Elman Abule dhe Marisa Nito administrojnë shoqëri që janë klientë të rregullt të kompanive të lidhura me shtetasen Ajola Xoxa dhe familjarë të saj. Fidalba, një nga shoqëritë e Abules, ka përfituar edhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.” – thuhet në dosjen hetimore të Prokurorisë.

Abule është aksioner në kompani si Rametal, Metal Form, Ventus, Fidalba, Trital, Ferro Chrome Holding dhe Metale Albania 2014. Ndërsa partnerja e tij, Marisa Nito, zotëron firmat Sapienta, Chriss dhe Dada Clean.

Të paktën një nga këto kompani ka përfituar fonde publike që më pas janë transferuar në favor të studios “Partners Law”, në pronësi të Ajola Xoxës, apo kompanive të tjera që ndonëse janë në emër të të afërmve të saj, kontrollohen realisht nga ajo.

Më 13 prill 2021, kompania Sapienta dërgoi një pagesë prej 15 mijë eurosh në drejtim të “Partners Law” për “konsulencë ligjore”.  SPAK dyshon se ky shërbim është i panevojshëm dhe fiktiv, pasi “Partners Law” ofronte të njëjtin shërbim.

E njëjta skemë është përdorur edhe nga kompanitë Rametal dhe Ventus, të cilat kanë realizuar pagesa të ngjashme për të njëjtën studio.

Gjatë kontrollit në zyrën e studios së Xoxës u sekuestruan kontrata të pa noterizuara, çka përforcoi dyshimet se ishin krijuar për të justifikuar transaksione të parregullta.

Komunikimet mes financiares së Xoxës, Adela Kondakçiu, dhe Marisa Nitos, tregojnë se urdhrat për faturat vinin direkt nga Ajola Xoxa.

Në një bisedë, Kondakçiu njofton Niton se: “Ajola ka konfirmuar për të bërë një pagesë prej 15 mijë eurosh për Rametal” dhe Nito i përgjigjet -“Po bëje.”

Fatura u lëshua dhe u pagua një ditë më pas. Të tjera fatura për Rametal u lëshuan më 30 dhjetor 2021 dhe 25 janar 2022, për një shumë totale prej 38 mijë eurosh.

Në dëshminë e saj përpara prokurorëve, Adela Kondakçiu ka deklaruar se të gjitha faturat për Sapienta, Rametal dhe Ventus diskutoheshin dhe miratoheshin vetëm nga Ajola Xoxa. Çdo komunikim tjetër, sipas saj, ishte në koordinim të plotë me të.

Sipas SPAK, edhe Ava Studio dhe Arts Lab, kompani në emër të familjarëve të Xoxës, por të kontrolluara realisht prej saj, kanë përfituar pagesa nga të njëjtat kompani. “Ava Studio” është në emër të mamasë së saj, ndërsa “Arts Lab” e dajës. Pavarësisht se veprimtaria e tyre lidhej me evente artistike, ato kanë arkëtuar fonde për shërbime konsulence, duke ngritur dyshime për pagesa fiktive.

Ish-koordinatorja e Qendrës Harabel, Ketrina Braho, ka deklaruar se Ava Studio “nuk ofronte shërbime reale” dhe “të gjitha faturat e lëshuara prej saj janë fiktive”, ndërsa kompania drejtohej në mënyrë in-formale nga vetë Ajola Xoxa.

Një tjetër kanal pagesash ishte Greta Domi, një person fizik i punësuar në zyrën e Xoxës, e cila përdorej për të marrë para nga Rametal dhe më pas ia kalonte Ajolës.

Në total, vetëm nga Sapienta dhe Rametal, kompanitë e Ajola Xoxës si “Partners Law”, “Ava Studio”, “Arts Lab” dhe Greta Domi kanë arkëtuar 30,766,626 lekë, sipas dokumenteve të SPAK.

Një pagesë tjetër prej 24 mijë eurosh është realizuar nga Salus Konstruksion, një kompani ku 43% e aksioneve janë në pronësi të Vladimir Avramit, një partner biznesi i Abules. Edhe kjo pagesë për “Partners Law” është vënë në pikëpyetje nga prokurorët.

Në dëshminë e saj, Xoxa ka pretenduar se pagesa nga Salus ishte për një shërbim legalizimi prone dhe se marrëdhëniet me kompaninë Sapienta kishin të bënin me krijimin e një faqeje interneti dhe një reklame. Për pagesat nga Rametal tha se ishin për prodhimin e një dokumentari, ndërsa për Arts Lab deklaroi se “nuk ka dijeni”.

Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka mohuar çdo njohuri mbi këto transferta midis kompanive të çiftit Abule–Nito dhe bizneseve të lidhura me Ajola Xoxën.

The businessman's lawyer, Romina Zano, in a statement to "shteg.org" said that her client has chosen to remain silent during this investigative process, which according to her also has political implications.

"At this stage of the investigation, my client will not make any public comments regarding the matter. He is not a public figure and does not feel obligated, either legally or morally, to comment on an investigation that is still ongoing and that also carries political implications," said Romina Zano.

Despite official requests for comment sent by the editorial staff of “shteg.org”, neither Mr. Erion Veliaj nor Ms. Ajola Xoxa, through their legal representatives, have responded by the time of publication of this article. The questions relate to financial transactions evidenced in the investigative documentation, where companies linked to Elman Abule and his wife are suspected of having made payments for “consulting services” of unjustified values, which ended up in Ms. Xoxa’s legal office./ Shteg.org

Latest news