Flash News

E-TJERA

Gjendet e vdekur 56-vjeçarja shqiptare në Greqi! Nënë e 3 fëmijëve

Gjendet e vdekur 56-vjeçarja shqiptare në Greqi! Nënë e 3

Një 56-vjeçare shqiptare është gjetur pa shenja jete këtë të mërkurë në Greqi.

Sipas raportimeve të mediave të huaja ngjarja ka ndodhur në ishullin e Kretës në Chania ku 56-vjeçarja është gjetur e pajetë nga vëllai i saj. 

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa paraprakisht dyshohet se gruaja është vetëvarur.

Viktima është nënë e tre fëmijëve. Policia po bën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Latest news