
Flash News
“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, pasi tregon se është ndarë nga ish-bashkëshorti, me të cilin ka dy fëmijë të moshës katër dhe nëntë vjeç. Ajo thotë, se u ndanë pasi ish-bashkëshorti nuk e lejonte, që të praktikonte fenë islame dhe u largua nga shtëpia bashkë me fëmijët.
Një muaj më vonë, ai merr fëmijët për t’i takuar dhe nuk i kthen më. Zonja bëri kërkesë për zgjidhjen e divorcit në Durrës dhe ish-bashkëshorti e kishte hapur në Tiranë, ku qytetarja bën kërkesa për marrjen e masës së përkohshme, por nuk i aprovohet nga gjyqtarja.
Gjithashtu të dyja palët, pajisen me urdhër-mbrojtjeje, por nuk bëhet asnjë raport psikologjik dhe gjykata vendos, që nëna do t’i takojë fëmijët vetëm ditën e premte. Zonja kërkon, që të rrijë më shumë me ta, pasi prej kohësh i takon shumë pak.
“Përshëndetje jam një qytetare e Kavajës. Jam e martuar prej 12 vitesh me një qytetar nga Kavaja, nga kjo martesë kam dy fëmijë të moshës nëntë dhe katër vjeç. Vitin e kaluar jemi ndarë fizikisht, unë jam larguar nga shtëpia bashkë me fëmijët, më datë 17 mars të vitit të kaluar. Arsyeja e ndarjes ka qenë se unë jam praktikante e fesë islame dhe ish-bashkëshorti im nuk më lejonte që ta praktikoja. Çështja arriti deri në dhunë fizike dhe psikologjike. Më përndiqte gjatë gjithë kohës , nuk më lejonte që të falesha dhe kjo pastaj çoi deri në ndarje.
Pas një muaji, ish-bashkëshorti i takonte fëmijët çdo ditë, i çonte dhe në shkollë. Me pretekstin se do të takonte kushërinj që kishin ardhur nga jashtë, i mori dhe nuk m’i ktheu më. Në atë moment unë nisa procedurat e divorcit. Hapa një kërkesë-pari në Gjykatën e Durrësit. Unë marr vesh që ai kishte hapur një kërkesë padi në Gjykatën e Tiranës më 11 maj të viti të kaluar. Bëj një kërkesë në Gjykatën e Tiranës për marrjen e masës së përkohshme për të marrë fëmijët, në kërkesën e parë gjyqtarja e refuzoi, në kërkesën e dytë nuk mora asnjë përgjigje. Nga momenti që i mori ish-bashkëshorti në fillim i kam takuar shumë rrallë, pasi kam shkuar një ditë në shtëpinë e tij për t’i takuar, pasi kisha më shumë se një muaj pa i takuar, në momentin që hyj brenda fëmijët më përqafojnë.
Motra e tij fillon që të më shajë dhe të më ofendojë dhe të dy më dhunojnë fizikisht në sy të fëmijëve, mora një urdhër-mbrojtje. Kurse ai dhe motra e vet marrin urdhër mbrojtje në të njëjtën ditë, në të njëjtën seancë. Seanca u bë shumë shpejt, nuk u caktua asnjë psikolog dhe asnjë raport psikologjik, as detaje nuk u morën dhe asgjë. Kërkoj nga emisioni “Stop” që të vërë institucionet në lëvizje, që unë të kryej procesin e divorcit dhe të marr kujdestarinë e fëmijëve, sepse më ka marrë shumë malli, më mungojnë shumë, kam mbi një vit që jam larg tyre”, tha mes lotësh qytetarja.
Nga bisedat e ish-bashkëshortit, kuptohet ndikimi i tij tek fëmijët dhe gjuhën ofenduese, që ai përdor ndaj nënës vazhdimisht. Madje ai shprehet, se do u thotë fëmijëve që e ëma ka pranuar, që ka të dashur e do të bëjë fëmijë të tjerë me të.
Ish-bashkëshorti: Ashtu je rritur ti, me tasa rrugëve, moj racë e sh…., moj racë e degjeneruar, që paske qenë ti. Moj palaço femër. Mos t’i japësh me tasa orizi rrugëve andej, moj të nxiftë Zoti surratin ty, moj idiote, moj injorante, që paske qenë ti… Do i them çunit, që ka thënë F*** kam dashnor, prandaj nuk ju dua juve më. Do bëj kalamaj të tjerë me dashnorin, do i them, që ka thënë.
Qytetarja: Është vendimi i gjykatës dhe ai lloj vendimi ka mbaruar që në dhjetor.
Ish-bashkëshorti: Do bëj tjetër unë, mos e vrit mendjen.
Qytetarja: Si do e bësh ti tjetrin?
Ish-bashkëshorti: Po ç’ke ti?
Qytetarja: A të vij t’i marr kalamajtë tani dhe të rrinë gjithë darkën me mua? Të flenë sonte te unë?
Ish-bashkëshorti: Me atë drejtim që ke ti, të futesh te kalamajtë? Po s’bën vaki ajo punë.
Qytetarja: Çfarë drejtimi kam unë?
Ish-bashkëshorti: Atë që ke, atë, që di.
Qytetarja: Fëmijët do rrinë me mua, se janë dhe fëmijët e mi.
Ish-bashkëshorti: Gjaku im rri me ty?
Qytetarja: Po janë dhe gjaku im ata.
Ish-bashkëshorti: Takimin me kalamajtë, do ta kesh një herë në dy javë ose një herë në muaj, si ta vendosë gjykata.
Qytetarja: Kush ta jep ty këtë siguri, që do marrësh kujdestarinë e fëmijëve, sepse ligjërisht kujdestaria më takon mua?
Ish-bashkëshorti: Nuk je e aftë për kujdestari, se je në rrugë të madhe.
Qytetarja: Unë jam shumë e aftë, sepse unë kam një shtëpi, unë punoj. Jam shumë mirë nga ana shëndetsore.
Nga shërbimi social Kavajë u tha se nuk kishin dijeni për përfundimin e urdhrit të mbrojtjes dhe do të ndërmjetësojnë, që fëmijët të takohen më shumë me nënën e tyre.
“Ne si zyrë e shërbimit social e Bashkisë Kavajës jemi të njohur me rastin e zonjës. Para disa kohësh kemi bërë disa takime të nënës me fëmijët, në prani të zotërisë. Duke qenë se nuk ishim në dijeni të urdhrit të mbrojtjes, u referuam nga ju për pretendimin që zonja ka, që të takojë më shpesh fëmijët e saj. Ne si zyrë e shërbimit social do të mundësojmë takime më të shpeshta me zotërinë dhe me zonjën, që të biem dakord që zonja të takojë fëmijët e saj më shpesh dhe jo vetëm ditën e premte siç ka qenë më parë”, tha shërbimi social Kavajë.
Graciela Mana psikologe, shprehet se interesi më i lartë është ai i fëmijëve dhe duhet me patjetër që institucionet të marrin masa dhe të hartojnë raporte psikologjike e më pas të vendoset në të mirë të tyre.
“U njoha me rastin dhe nuk është normale që ne të shkelim interesin më të lartë, që është ai i fëmijës, i cili sipas ligjit prevalohet i pari. Në mënyrë që ata të traumatizohen sa më pak nga i gjithë ky proces, në dukje i koklavitur. Një gjë tjetër që mua më bëri përshtypje është fakti, që nuk është bërë një vlerësim psikologjik. Është dhënë një urdhër mbrojtje, por nuk janë marrë fare parasysh gjendjet e secilit prej fëmijëve, interesat e tyre dhe çfarë ata kanë më shumë. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për përmbushjen e nevojave bazike, por për përmbushjen e nevojave emocionale dhe për reduktimin e sa më shumë të jetë e mundur e përjetimeve traumatike, të cilat shënojnë jetën e këtyre fëmijëve dhe jo vetëm, në të ardhmen. Ajo që unë mendoj se ka ndikim këtu është mënyra e të ndikuarit e njërit nga prindërit për prindin tjetër, nëpërmjet opinioneve apo gjykimeve të veta që janë gjykime personale. Secili prej nesh është i lirë që të bëjë zgjedhjet e veta në jetë, qoftë për përkatësinë, besimin fetar, por ajo që unë shikoj problematike është mënyra se si ne i qasemi fëmijëve”, tha psikologia Graciela Mana.
Avokatja, Orgesa Serani shpjegon, se duhet të merret masa e përkohshme dhe fëmijët të qëndrojnë me nënën, pasi janë shumë të vegjël.
“Në këtë rast kemi të bëjmë me një diskriminim që ka filluar nga ana e bashkëshortit ndaj zonjës, më pas ka filluar edhe nga institucionet e tjera dhe së fundmi edhe nga gjykata. Në rastin konkret nuk kemi një nënë e cila ka krijuar pakujdesi në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, por kemi një nënë e cila po diskriminohet vetëm për shkak të bindjes fetare të saj. Në rastin konkret, gjykata në të gjitha proceset gjyqësore që zhvillohen që kanë për bazë interesin më të lartë të fëmijës, është e detyruar që të caktojë një psikolog. Nuk mundet gjykata që të shprehet pacaktuar një psikolog, qoftë edhe për masën e përkohshme. Në këtë rast gjykata jo vetëm që ka diskriminuar zonjën, por ka diskriminuar babain e fëmijëve duke qenë se ka vendosur pa vendimin e një eksperti që fëmijët të qëndrojnë me të.
Aktualisht duke qenë se nuk kemi një vendim gjykatë që përcakton takimet e nënës me fëmijët, nëna është e lirë që të takojë fëmijët sa herë të dëshirojë dhe të bëjë një kompromis me babain e fëmijëve, për kujdestarinë e fëmijëve. Ne rastin se babai nuk pranon një kompromis, jemi në fazën ku nëna duhet që të drejtohet përsëri tek gjykata. Në rastin konkret nëse nëna e fëmijëve mendon se gjykata gjatë kësaj kohe ka mbajtur një qëndrim të njëanshëm duke favorizuar ish-bashkëshortin e saj, mund të bëjë edhe një kërkesë për përjashtimin e trupës gjykuese. Të vendoset një tjetër trupë gjykuese, që i garanton një proces të rregullt ligjor, të vendosë një masë të përkohshme, të caktojë një psikolog, dhe të mbajë një qëndrim”, sqaroi avokatja./TvKlan
Latest news




Earthquake tremors felt again in Tirana
2025-06-24 22:11:53


US intelligence: Attacks on Iran did not destroy nuclear plants
2025-06-24 21:30:31
Accident on the Fier-Cekan axis, 3 injured
2025-06-24 21:16:32



Cancer season, what is expected to happen for each zodiac sign
2025-06-24 20:15:54


After ceasefire, Iranian airspace partially reopens to international flights
2025-06-24 19:47:10
Oil prices fall after Israel-Iran ceasefire reached
2025-06-24 19:26:52


Will Iran participate in the 2026 World Cup being held in the USA?
2025-06-24 18:46:36


BIRN: Veliaj hires British law firm for defense! Huge sum revealed
2025-06-24 18:20:16




Accident on "Durrës Road" in Tirana, 3 cars collide
2025-06-24 16:52:05

GJKKO sentences Dritan Lleshi to 8 months in prison for unlawful influence
2025-06-24 16:29:29
Former head of the DP branch in Vlora elected head of the Cadastre
2025-06-24 16:19:22

What does facial yoga offer and why is it considered an elixir of youth?
2025-06-24 16:07:40

"Temperatures will reach 40°C"/ AKMC appeals to citizens: Be careful!
2025-06-24 15:36:18


Second outbreak of plague in Korça, over 190 heads of cattle destroyed
2025-06-24 14:57:32
How often should you reapply sunscreen?
2025-06-24 14:44:29
Hitting OSHEE employee, 38-year-old arrested in Tirana
2025-06-24 14:34:37
Albania less competitive in 2024, export businesses fall
2025-06-24 14:20:32

Partial local elections, Berisha: With Edi Rama there are only farces
2025-06-24 14:03:50
Ceasefire Violation, Trump Warns Iran and Israel: Do Not Attack
2025-06-24 13:47:21
Berisha: Fox News slammed Edi Rama as Europe's Ramaduro
2025-06-24 13:38:03
What happened to him? Louis Ailey ends up in the hospital
2025-06-24 13:29:24

Accident in Divjaka, 15-year-old dies while riding a motorcycle
2025-06-24 13:09:38

SPAK takes the head of the Procurement Commission as a defendant
2025-06-24 12:55:21

Rutte: US is fully committed to NATO
2025-06-24 12:39:49

SPAK gives the claim for "Metamorphosis", 13 years in prison for Dedan Gjoni
2025-06-24 12:16:29



Gunshots in the Institute area
2025-06-24 11:33:15





Iran violates ceasefire, attacks Israel with missiles
2025-06-24 10:24:50
Oil prices drop sharply after Iran-Israel ceasefire
2025-06-24 10:12:45
A London company is taking care of Erion Veliaj's reputation
2025-06-24 10:04:43
Milan offers 27 million euros for Albanian talent
2025-06-24 09:58:42

Albanian cocaine gang busted in Germany, uncle and nephew 'heads' of the group
2025-06-24 09:32:10
Apartment adapted for prostitution, Chinese woman arrested, 1 other wanted
2025-06-24 09:24:44
Three fires still active in the country! Here are the most problematic areas
2025-06-24 09:13:59
Israel agrees to ceasefire with Iran
2025-06-24 08:59:03

Foreign exchange, how much foreign currencies are sold and bought today
2025-06-24 08:39:02
How are dairy cows "disappearing"? Albania risks becoming dependent on imports
2025-06-24 08:27:28
Horoscope, what do the stars have in store for you?
2025-06-24 08:17:36
Weather forecast, how temperatures will change during the day
2025-06-24 08:04:54
Morning Post/ In 2 lines: What mattered yesterday in Albania
2025-06-24 07:47:57



US bombings of Iran, Haxhiu: Radical groups bring the risk of escalation
2025-06-23 22:05:53
May 11, Bardhi: The DP was faced with the state and its other dark sides
2025-06-23 21:41:53



Kosovo - far from the Middle East, but close to the consequences
2025-06-23 20:24:48
War/ Iran notified Qatar before attack on US air base
2025-06-23 20:14:27
Accident on the Shkodër-Muriqan axis, two injured
2025-06-23 19:54:18
Is Albania at risk from radiation in case of nuclear attacks? Expert explains
2025-06-23 19:49:11

Another operation in Abu Dhabi, one of Dritan Gjika's associates arrested
2025-06-23 19:19:52
Iran retaliates against US, attacks US air base in Qatar with missiles
2025-06-23 19:00:47


KPA upholds dismissal of prosecutor Çlirim Sino
2025-06-23 18:26:38
Changes in life and career growth, here are the three luckiest signs of the week
2025-06-23 18:23:05


New Bureau Director
2025-06-23 17:40:36