Flash News

KRYESORE

FA Cup, Chelsea kualifikohet me fitoren 2-1 ndaj Hull City

FA Cup, Chelsea kualifikohet me fitoren 2-1 ndaj Hull City

Chelsea është kualifikuar për në raundin e pestë të FA Cup, duke mposhtur 2-1 Hull Cityn. Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard nuk pushoi thuajse fare, pasi vetëm pak orë më parë, u ndesh me Arsenalin në kampionat.

Hull City luajti mjaft mirë ndaj "Bluve të Londrës", por nuk arriti të ndalte supremacinë teknike të këtyre të fundit në metrat e fundit të fushës. Batshuayi dhe Tomori shënuan për londinezët e Lampardit, ndërsa Grosicki shkurtoi për Hull Cityn.

“Tigrat” bënë realisht një ndeshje shumë të mirë në minutat e fundit, por barazimi kësaj here ishte mision i pamundur. Me këtë fitore, Chelsea iu bashkohet skuadrave të kualifikuara në raundin e pestë, aty ku kanë kaluar shumica e ekipeve të Premier League (me përjashtim të West Ham).

Të fundit