Flash News

KRYESORE

Fejohet Eni Vasili por ‘pendohet’, heq unazën në emision

Në promovimin e librit të saj,  moderatorja Eni Vasili është shfaqur ndryshe: me një unazë fejese . E veshur me një këmishë të bardhë, me krahë të rënë dhe pantallona të zeza me viza anash, ajo që ra më shumë në sy ishte unaza në gishtin e fejesës, në dorën e majtë. Unaza duket e kushtueshme por ende nuk dihet asnjë detaj rreth këtij lajmi.

Eni Vasili është munduar ta mbajë larg mediave jetën private, por gjatë paradites së sotme, ajo ndoshta donte të jepte lajmin e mirë.

Por me sa duket, moderatorja e ‘Studio e Hapur’ është penduar për këtë veprim, sepse  e ftuar në News 24, për të diskutuar për librin, vërehet që ajo e ka hequr unazën.

Ndoshta është penduar, apo nuk do që të nxitohet  me lajmin? Apo mos ndoshta është supersticioze dhe po përpiqet të ‘fshehë’ gjërat?

Gjithsesi lajmet e fejesës janë të gëzueshme edhe nëse mbahen të fshehta.

Të fundit