Flash News

KRYESORE

Festivali Mbarëkombëtar i Instrumentistëve të Vegjël Popullor çel siparin e tij të 14-të

Ditën e sotme në Fushë-Arrëz është çelur Festivali Mbarëkombëtarë i Instrumentistëve të Vegjël Popullor.

Një traditë tashmë prej 14 vitesh ku grupe nga të gjitha trevat shqiptare konkurojnë për dy ditë radhazi për tu shpallur Instrumentistët më të mirë shqiptarë.

Kjo traditë vazhdon t`i pasohet brezave pasardhës ku vit pas viti, qyteti i vogël verior, Fushë-Arrëzi, pret me qindra fëmijë.

Sot, QKF Fushë-Arrëz , bëri hapjen e këtij festivali për të nisur zyrtarisht neser konkurimin që zgjat deri të dielen, ku jepen dhe çmimet.  

Në edicionin e tij të 14-të janë 32 grupe konkuruese nga jugu në veri dhe trevat shqiptarë të Plavës, Gucisë dhe Tuzit.

Realizimi i fotove nga Ndrek Tusha, ekskluzivisht për Politiko.al

D.Z

Të fundit