Flash News

KRYESORE

Fevziu sërish kritika Frangajt: Klani ka humbur kontaktet me realitetin; promovon njerëzit e ‘Instagramit’

Fevziu sërish kritika Frangajt: Klani ka humbur kontaktet me realitetin;

Gazetari i emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu është i ftuar në emisionin ‘Provokacija’ në Abc News përballë gazetarit Mustafa Nano, ku po flet rreth  mundësive për t’u larguar nga TV Klan drejt Top Channel.

Gjatë intervistës, Nano e pyeti se cili është lloji i televizionit që ai do të dëshironte të punonte dhe përgjigja e gazetarit ishte e qartë; një televizion që ka në qëndër njeriun normal dhe jo ato që kanë kanë buzët me botoks apo shumë ndjekës në Instagram, duke stigmatizuar në një farë menyrë edhe televizionit Klan.

“TV duhet të ketë më shumë qasje ndaj njerezve. TV nuk është vetëm shalët e bukura të femrave dhe buzët e tyre me botoks. Më kujtohet që në fillim të viteve 90’, italianët akuzonin televizionet e tyre se kishin krijuar një botë jo reale, por shikoni televizionet italiane kanë reflektuar. Sot televizionet e huaja prekin më shumë jetën e njerëzve. Këtu, pjesa më e madhe janë e të ftuarve jane ato që kanë shumë ndjekës në ‘Instagram’ ose ata që paguajne para dhe po zhduket njeriu normal”, u shpreh Fevziu.

Po ashtu, ai theksoi se vendimin final rreth të ardhmes do ta marrë pas përfundimit të këtij sezoni televiziv.

“Nuk do doja që TV Klan të binte në kurth”, Blendi Fevziu tregon rastin e këngëtares në këtë televizion

Të fundit