Flash News

KRYESORE

Fifi tregon momentet stresuese të jetës së saj: Mami nisi të qante

Fifi tregon momentet stresuese të jetës së saj: Mami nisi të
E ftuar në "Ftesë në 5" me Bieta Sulën, Fifi ka treguar eksperiencën e saj për humbjen e peshës. Ajo tregoi se si nga puna dhe mënyra e jetesës së çrregullt që po bënte, e bëri atë të merrte 20 kilogramë brenda 3 muajve. Ajo tregoi se pas pak nisi edhe presioni nga të tjerët që i kërkonin të dobësohej dhe kjo bëri të ndihej shumë e stresuar dhe e mbingarkuar psikologjikisht:

“Ka qenë një periudhë shumë stresuese për mua, shumë e lodhshme, kam qenë shumë e ngarkuar psikologjikisht dhe kur kam shkuar në shtëpi pas 4 muajve, mami nisi të qante. Mendova se e kishte marrë malli për mua e i thashë të mos mërzitej, por muaj më vonë, kur nisa të bija nga pesha më tregoi se arsyeja pse kishte qarë ishte se kisha shtuar peshë e më tha që isha bërë si pogaçe.”

Fifi tregoi se në atë kohë ka qenë plot 95 kilogramë, por ajo ka arritur në këtë moment ku ka humbur 10-12 kile.

Të fundit