Flash News

KRYESORE

Foto/ Nga shikimi i egër i Braçes te refuzimi i facoletës së Spiropalit, si reaguan ministrat kur Rama u qëllua me bojë në fytyrë

Seanca e sotme u shoqërua me tensione në Kuvend.

Deputeti i PD, Edi Paloka spërkati me bojë në fytyrë kryeministrin Edi Rama, në shenjë revolte pasi siç sqaron zyra e PD, në seancën e shkuar e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit.

Por, nga ky veprim bien në sy edhe reagimet e ministrave, sidomos të atyre që ndodhen në krahë të Ramës.

Siç duket edhe nga fotot, zv.kryeministri Erjon Braçe ka një shikim të egër ndaj deputetëve të opozitës, të mbledhur menjëherë rreth foltores, ku ndodhet edhe vetë Paloka, ndërsa ministrja e Shtetit Elisa Spiropali u prek nga disa pika boje.

Ajo shihet duke fshirë me facoletë pikat e bojës kryesisht në fytyrë, ndërsa në një moment ndan facoletën me kryeministrin, por ky i fundit ia refuzon dhe preferon të qëndrojë për disa minuta para kamerave me bojë në fytyrë dhe në kostumin e tij.

Shikoni fotot, për të parë edhe reagimet e ministrave të tjerë si Besa Shahini, Sandër Lleshaj etj.

Të fundit