Flash News

KRYESORE

Foto/ Një ditë pas “goditjes” nga ish -ministri Tahiri, Mimi Kodheli surprizohet nga deputetët në Komision

Një ditë pas “goditjes në brez”,siç e ka cilësuar ajo deklaratën e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dje në gjyqin te Krimet e Rënda, ish ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është surprizuar në mbledhjen e sotme në Komisionin për Politikat e Jashtme.

Sot, Kodheli ka festuar ditëlindjen dhe ky moment nuk është kaluar në heshtje nga kolegët deputetë. Ata e kanë suprizuar me një buqetë të madhe me lule, e dhuruar nga deputetja e PDIU, Rreme Lala.

Kujtojmë se një ditë më parë, Kodheli reagoi në media për çështjen e radarëve që u përmend në seancën gjyqësore ku u dha pretenca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ai tregoi se i kishte dërguar një letër sekrete ministres Kodheli.

Ndërkohë, deputetja e PS-së sqaroi se nuk ka pasur nevojë për asnjë letër, pasi radarët kanë qenë pjesë e akuzave që socialistët atëherë në opozitë drejtonin ndaj qeverisë Berisha dhe e dinin që ishin të fikur.

Të fundit