Flash News

KRYESORE

Gazetarët ngelin në klasë Arta Markun në garën për kryeprokurore

Gazetarët ngelin në klasë Arta Markun në garën për

Gazetarët Skënder Minxhozi, Arion Sulo, Mira Kazhani dhe Klodiana Lala mendojnë se Arta Marku nuk do të zgjidhet më kryeprokurore. Ata gjykojnë se Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku duhet që të bënte më mirë në detyrën e saj.

Minxhozi: Unë nuk mendoj se Marku sot ka shanse të barabarta me dy kandidatët e tjerë. Mua më pëlqeu Olsjan Çela, por Marku s’ka shanse të zgjidhet.

Sulo: Arta Marku e ka bërë fushatën elektorale propagandë për t’u zgjedhur. Kur ka dalë Marku në një intervistë, përveçse kur u hap gara. Marku ka marrë mbështetje nga mazhoranca, për shërbimet që i ka bërë. Do shpërblehet Marku, ndaj i thuhet shko në zgjedhje.

Lala: Marku, që kur nisi të prezantohej, nisi me një gabim shumë të madh, e nisi duke bërë një panoramë të familjes. Ajo filloi të tregonte që është nënë e dy fëmijëve, bashkëshorti punon këtu, etj. E nisi me shprehjen ‘duke parë e duke bërë’ dhe që këtu e humbi shansin. Ajo nuk e ka staturën për të qenë prokuror i përgjithshëm.

Kazhani: Arta Marku nuk shkëlqeu si kryeprokurore. Ajo ishte një grua e pastër, nuk pati kurajë, pra nuk ishte Silvia Konti. Nuk gëzoi shkencën e fjalës, nuk artikuloi mirë. Sot bëri një prezantim aq të mirë, sa më erdhi keq. Sikur të kishte folur kaq qartë dhe e kulluar besimi në të do të ishte më i madh.

Të fundit