Flash News

KRYESORE

Gazetari bën deklaratën e fortë për Geron Xhafajn: Në dokumentin e Prokurorisë, 5 ditë më parë rezulton i padënuar

Gazetari Trashëgim Sokolaj ka deklaruar se Agron Geron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj rezulton i padënuar në dokumentet e Prokurorisë.

I ftuar në emisionin ‘360 gradë’ në Ora News, Sokolaj publikon dokumentin e pesë ditëve më parë ku Xhafaj nuk rezulton i dënuar.

“Një fakt i vërtetë është që në kërkesën që Prokuroria ka dërguar në gjykatë ndaj këtyre personave, në faqen 12 thuhet se shtetasi Geron Xhafaj rezulton i pa dënuar nga shkresa dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë, Interpolit, Policisë së Shtetit, rezulton i pa dënuar. Për shtetin shqiptar edhe në muajin tetor 2018, zotëria rezulton i pa dënuar. Geron Shezai Xhafaj është i pa dënuar. Po flasim për një vendim që nuk është dhënë dje pasdite”, u shpreh gazetari.

Kujtojmë se Agron Geron Xhafaj me vendimin e formës së prerë të gjykatës italiane rezulton i dënuar me 7.2 vite burg për trafik droge në 2012.

Të fundit