Flash News

KRYESORE

Gazetari në studio: Avokatin i vrarë, miku im. Çfarë më sqaroi një javë më parë

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje nga takimi i fundit me avokatin e vrarë, Ravik Gurra, të cilin e kishte mik. Ai deklaroi se ka diskutuar me Gurrën para një jave, i cili i kishte treguar se po punonte për strategjinë e mbrojtjes së klientit të tij, Emiliano Shullazi.

“Para një jave kam zhvilluar një takim me Ravikun. Biseda e fundit ishte per Shullazin, pasi çeshtja është ne Gjykatën e Apelit. Do paraqitej atë ditë kur diskutuam bashkë, për te takuar Shullazin, për strategjinë e mbrojtjes. Jam  i shokuar edhe vete kur dëgjova lajmin. Ngjarja është shume e rende për shkak te amullisë, pasi policia nuk po e përballon dot situatën e krimit. Ështe vrasje për shkak të detyrës. Nuk besoj se ka pasur konflikte te tjera”, deklaroi ai në studion e Report TV, duke shtuar se Gurra posedonte edhe pasaportë angleze.

Gazetari Qyno theksoi se nuk dyshon se porositja e vrasjes të ketë ardhur nga klientë të Gurrës.

Të fundit