Vritet me armë në Elbasan avokati i Shullazit dhe Çapjave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orën 19:15 në qendër të qytetit të Elbasanit, ku eshtë ekzekutuar me armë zjarri avokati Ravik Gurra. Ai njihet si avokati i Emiljano Shullazit, po ashtu edhe mik dhe mbrojtes ligjor i familjes Çapja.

Avokati ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga tre te shtena me armë me silenciator ndërsa dyshohet se atentatori ka qenë një person i vetëm dhe ështe larguar në këmbe, duke u ndihmuar edhe nga një person tjetër.

Në monemtin e ngjarjes, autori ishte i shoqëruar së bashku me një person tjetër, emri i të cilit nuk dihet ende.

Zona është mjaft e populluar dhe në momentin e vrasjes, në lokal ka pasur edhe persona të tjerë, por që nuk raportohet për të plagosur.

Gurra kishte 10 vite që punonte si avokat.

Policia ndodhet në vendngjarje ndersa janë ngritur disa postoblloqe për të kapur autorin.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan. Shērbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonēn ku dyshohet se janë larguar autorët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes. Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.