Flash News

KRYESORE

Gazetarja kujton përballjen e parë me Pjetrin: I surprizuar nga vendimi i Ramës për kandidimin

Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi ka treguar përballjen e parë me Valdrin Pjetrin në pranverë, diten kur ai mori lajmin e kandidimit për kryebashkiak të Shkodrës nga Edi Rama.

Konomi kujton se Pjetri u habit kur u njoftua në telefon se Rama e kishte përzgjedhur si kandidat, ndërkohë që zbulon se ai ishte refuzuar disa herë nga drejtuesit e PS në Shkodër, pasi njihet gjeresisht si njeriu i Tom Doshit.

“E kështu historia vazhdoi, me deputetë zone të pakënaqur, me Valdrinin që nuk gjeti dot veten në parti, me partinë që nuk e duronte dot Valdrinin, sepse e shihte mes Ramës dhe Doshit, e tek Doshi shikon njeriun që vota grumbullonte për Partinë Social Demokrate, ndërsa “gllabëronte” pushtetin e socialistëve në Shkodër”, shkruan ajo në një postim në Facebook.

Historia e plotë:

“Alo! Mirëmëngjes, si e kanë pritur emrin tim aty?”

Ishte një nga ato mëngjeset e ftohta të kësaj pranvere. Ergys Gjençaj pi cigare kështu që isha e dënuar ta pija dhe unë kafen në verandën e Kotonit.

Guximit për të ndenjur jashtë, ju bashkua edhe një djalë i gjatë, i veshur me kostum të ngrohtë. Me syzet e diellit vënë, u ul përballë nesh, vuri kufjet në vesh, dhe po priste.

Një moment u ngrit në këmbë dhe filloi t’i bënte shenjë me dorë një zonje bjonde që po i afrohej barit. Shpejt kuptoi që nuk ishte ajo që po priste, dhe u ul. Vuri kufjet në vesh dhe filloi të bënte telefonata, dukshëm me disa të njohur të tij:

“Ej, ç’thuhet për emrin tim?”

“Alo! Mirëmëngjes, si e kanë pritur emrin tim aty?”

“Si u gdhive? Si është komentuar kandidimi im aty në Shkodër?”

Valdrin Pjetri po shfaqte lirshëm pasiguritë e tij për atë që as vetë nuk e besonte se Rama ja kishte besuar. Pas pak i mbrriti në tryezë Senida Mesi, dhe unë dhe Ergysi po pyesnim njëri-tjetrin se si ka mundësi që kandidati (mirë ne të dy që nuk na njohu), po nuk bëri kujdes që këto pyetje naive ja dëgjoi dhe Ylli Rakipi në tavolinën ngjitur me të.

Pas asaj dite dëgjova se si Valdrini kishte shkuar të nesërmen në Shkodër, dhe i kishte kërkuar kryetarit të partisë atje të mblidhte strukturat duke i thënë: “unë jam kandidati”. Por kryetari që e dëgjonte për herë të parë këtë, kishte refuzuar për të thirrur mbledhje, duke i kujtuar “kandidatit” se drejtuesit politikë të Shkodrës nuk e kishin vënë në dijeni për asnjë vendim të tillë.

E kështu historia vazhdoi, me deputetë zone të pakënaqur, me Valdrinin që nuk gjeti dot veten në parti, me partinë që nuk e duronte dot Valdrinin, sepse e shihte mes Ramës dhe Doshit, e tek Doshi shikon njeriun që vota grumbullonte për Partinë Social Demokrate, ndërsa “gllabëronte” pushtetin e socialistëve në Shkodër.

Pastaj Valdrini u shfaq me një vespa, e nga ajo ditë nuk më doli më përpara syve, derisa Gazmend Bardhi doli në konferencë shtypi duke pretenduar një dënim të fshehur.

Një ditë, dy, tre.... Fillova tu them kolegëve: “Këta do më bëjnë të votoj Edi Ramën me zor. Në TIMS, as unë s’kam qenë kurrë në Itali, po s’do të thotë që jam dëbuar”.

Deri të martën, kur numri dy i PD-së më “zhgënjeu”. Tani nuk ka më asnjë rrezik që ta votoj Edi Ramën.

E besoj vërtetë kësaj radhe, se ai nuk e ka ditur atë dënim. Por ai nuk mund të shmanget nga përgjegjësia. Edi Rama ju detyrohet shkodranëve, mes të cilëve nuk gjeti dot një figurë të ndershme, mes socialistësh ose jo, për ta “emëruar” kryetar bashkie në 30 qershor.

Por...nuk do ta votoj as Lulzim Bashën. Sepse në emër të demokratëve të Shkodrës, nuk mund të pajtohem me zonjën “molotovdashëse”, e as me recituese që të vetmin virtyt kanë bukurinë fizike apo ndonjë bashkëshort “të fortë” e të pasur mbas.

Unë do ta votoj p.sh. kur ta shohë të kandidojë qoftë edhe vetëm për këshillin bashkiak, emra si Edona Staka (më fal moj vajzë, por s’të harroj dot! Të dua që nga koha e Çadrës së Lirisë 😍).

 

Të fundit