Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
“Gënjen për t’u dukur burrë i mirë”, Përplasjet që justifikojnë heshtjen e Ramës pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt
Ramush Haradinaj dha dje dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës. Në një vendim të papritur, Haradinaj tha se arsyeja për dorëheqjen është ftesa për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar.
Dhomat e Posaçme, apo siç njihen në Kosovë, Gjykata e Posaçme me seli në Hagë, u themelua me vendim të parlamentit të Kosovës, e cila trajton pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte dhe të pasluftës.
Pas aktit, pati një ‘furtunë’ reagimesh jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe nga zyrtarë të huaj.
Nga qeveria shqiptare bie në sy një heshtje totale. Veç ministrit të Diasporës, Pandeli Majkos, asnjë reagim tjetër nuk ka patur deri më tani. Vendimi i Haradinajt u përshëndet edhe nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Ndërsa kryeministri Rama deri tani ka preferuar të mos japë asnjë qëndrim pas vendimit të parevokueshëm të Haradinajt.
Demarkacioni
Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare nisën krejt normale pas zgjedhjes së Ramush Haradinajt kryeministër i Kosovës në shtator të dy viteve më parë.
Mirëpo, nuk do të kalojnë shumë kohë dhe raportet do të pësojnë krisjet e para, e duke mos kursyer as në publik pakënaqësitë me kryeministrin Edi Rama, kur ky i fundit i kërkoi Haradinajt të ndryshonte mendim për demarkacionin me Malin e Zi dhe ta miratonte.
Në një reagim të ashpër, në 16 shkurt, Haradinaj iu kthye Ramës, i cili në një emision tha se problemi i demarkacionit ka qenë shpikje, duke aluduar në kundërshtimin që kishte Haradinaj.
“Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, shkruante Haradinaj në Facebook.
Kjo ishte edhe thyerja e parë e madhe ndërmjet Ramës dhe Haradinajt, si dhe reagimi i parë publik i një zyrtari të lartë të Kosovës për ndërhyrjet e Shqipërisë në punët e brendshme të Kosovës.
Debati për kufijtë
Korrigjimi i kufijve është një tjetër debat i ashpër që ka tensionuar shpesh marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri.
Qeveria shqiptare dhe vetë Rama kanë mbajtur qëndrime në dukej korrekte. Në emisionin “Open” të Eni Vasilit foli sërish për këtë qëndrim, duke thënë: “Kjo ende nuk është një platformë por vetëm një ide, ndaj unë nuk mund të përgjigjem”, edhe pse ka patur vazhdimisht zëra se ai është pjesë e asaj marrëveshje për ndarjen e Kosovës. Megjithëse Rama nuk e përkrahu qartësisht këtë ide, nga ana tjetër nuk ka ngurruar që të sulmojë kundërshtarët e Hashim Thaçit me shprehjen: “Kush i thotë Thaçit tradhtar, është vetë gomar”.
Darka e shumëpërfolur në shtepinë e re të Hashim Thaçit bëri që Haradianj të shprehet sërish i prerë për të mos ndryshuar kufijtë e Kosovës pavarësisht presionit që bën presidenti Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në një intervistë për emisionin “Pressing” në televizionin “T7”, Haradinaj zbuloi se ishte Rama ai që kishte iniciuar këtë darkë të parashikuar fillimisht në Tiranë dhe që më pas u mbajt në Prishtinë.
“Ka pasur një iniciativë prej kryeministrit Edi Rama për një takim të përbashkët. Në fillim ishte ideja që takimi të ndodhte në Tiranë, por ndodhi në Prishtinë. Ka qenë një bisedë e kujdesshme. Janë të njëjtat tema që i dijmë: taksa, dialogu, opsionet e zgjidhjes finale. Këto kanë qenë bisedat por nuk ka pasur ndonjë ndryshim qëndrimesh. Ka qenë në tërësi bisedë e dinjitetshme”, – tha Haradinaj
Taksa e rrugës së kombit
Qeveria shqiptare vendosi një taksë jo pak të kushtueshme për Rrugën e Kombit. Kjo taksë nuk prekte vetëm shqiptarët, por edhe Kosovën.
Taksa nuk u mirëprit aspak mirë nga qeveria e Haradianjt dhe biznesi në tërësi.
Ai kërkoi nga Shqipëria që të hiqte të gjitha barrierat ndaj Kosovës në mënyrë që të ndihmohet fuqizimi i ekonomisë nga dy të vendet, madje e cilësoi të tepërt.
“Është me rëndësi që Kosova dhe Shqipëria të thellojnë bashkëpunimet e gjithanshme të i heqin gjitha pengesat edhe taksën e rrugës do ishte mirë të veprohej kështu dhe me ndihmuar lidhjen më të fuqishme ekonomike të gjithanshme Kosovë Shqipëri. “Për mua është e tepruar, sidomos për faktin se nuk po e shoh të jetë thënë që do ta përmbyllim këtë autorrugë vjeshtën e këtij viti. Të thuhet do vendosim kritere, mirëmbajtje dhe këtë taksë, atëherë jemi në rregull. Unë e paguaj me qejf, jo 5 euro, por sa të duash, ama mos na e lë rrugën ashtu”, deklaroi Haradinaj.
Samiti i Berlinit
Pas samitit të Berlinit, ndërmjet kryeministrave të Kosovës e të Shqipërisë pati një polemikë mbi diskutimet për taksën ndaj Serbisë.
Është pikërisht kërkesa për pezullimin e taksës ndaj Serbisë, që thuhet se u diskutua në Berlin dhe refuzimi i kryeministrit Haradinaj për ta hequr atë, që ka përplasur Kryeministrin e Kosovës dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se në Berlin është përballur me presion të madh nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës e Hercegovinës. Këto deklarime të Haradinajt nuk i pëlqyen kryeministrit Rama. Ai i hodhi poshtë me një reagim të gjatë në facebook, ku kritikon Haradinajn dhe e quan deklarimin e tij të pavërtetë.
"Si rregull, udhëheqësit nuk i komentojnë në publik bisedat mes tyre e sidomos ato informale, aq më tepër pa rënë dakord paraprakisht dhe lëre pastaj t'i shtrembërojnë, duke gënjyer për të dalë "burra të mirë" para popullit të tyre, si të ishin duke shitur mish në pazar", tha Rama.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka replikuar sërish me kryeministrin Edi Rama, i cili një ditë më parë iu përgjigj përmes rrjeteve sociale duke iu drejtuar se ka gënjyer për t’i kërkuar heqjen e taksës në Samitin e Berlinit.
Kreu i qeverisë shqiptare shkroi se është e disata herë që Haradinaj nxjerr biseda informale në “shesh” ndonëse këtë herë i ka shtrembëruar, madje po gënjen mbi disa fakte që kanë dëshmitarë.
Pas insistimit të gazetarëve, Haradinaj ka preferuar të përgjigjet shkurt në replikë të Ramës: “Shqiptarët e majtë dhe të djathtë janë vëllezërit e mi. Mendoj se e kemi obligim transparencën. Shyqyr që aty ishte dikush me tregu të vërtetën”.