Flash News

KRYESORE

Gjermani, mijëra njerëz evakuohen nga autoritetet pas gjetjes së bombave të Luftës Dytë Botërore (FOTO)

Rreth 16 000 banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre sot, në qytetin perëndimor gjerman të Muenster, për t’i lënë hapsirë operacionit për asgjësimin e bombave të Luftës së Dytë Botërore. Sipas mediave gjermane, ky është evakuimi më i madh i ndodhur në Gjermani në perjudhën e pasluftës.

Sipas autoriteteve, dyshohej për 5 bomba të Luftës së Dytë Botërore në lagjen Mauritz të Münster, kjo është arsyeja pse askush nuk u lejua të hynte në zonën e ndaluar pas orës tetë të mëngjesit deri në bërjen e evakuimit të plotë. Rreth 180 skuadra të zjarrfikëse dhe 1000 ndihmës në veprim morën pjesë në operacionin për evakuimin e plotë të banorëve, duke trokitur derë më derë për t’u siguruar, si dhe ndihmuar personat që kishin nevojë për ndihmë që të largoheshin nga shtëpitë.

Sipas raportimeve, evakuimi i cili zgjati rreth dy orë, deri në orën 10:00 të mëngjesit, u bë në mënyrë të qetë dhe pa hasur asnjë problematikë. Ndër ndërtesat që duhej të evakuoheshin, pasi mund të prekeshin nga rrezja e veprimit në rast shpërthimi, ishin edhe pesë ambiente për të moshuarit, një bujtinë dhe pjesë të Spitalit St. Franziskus.

Me vendosjen e shiritit të kuq për të penguar kalimin, ekipet ushtarake bën një rivlerësim të objekteve të dyshuara si bomba, nga të cilat u konfirmua se vetëm dy prej tyre ishin armë shpërthyese. Deri në orën 01:00 të mesditës forcat xheniere arritën të bënin të mundur demontimin me sukses të relikeve.

Ndërkaq, në një deklaratë publike kryetari i Bashkisë, Markus Leëe, falenderoi shprehimisht njerëzit e Münster për bashkëpunimin, duke theksuar se operacioni kishte përfunduar me sukses dhe se njerëzit mund të ktheheshin të sigurt në shtëpitë e tyre.// Solli në shqip për Politiko.al, B.L.//

[caption id="attachment_415361" align="alignleft" width="363"] Zona e veprimit në të cilën autoritetet formuan perimetër sigurie për të mbajtur larg qytetarët[/caption]

[caption id="attachment_415362" align="alignleft" width="850"] Automjete të shumta të pozicionuara rreth shtetrrethimit[/caption]

[caption id="attachment_415363" align="alignleft" width="853"] Qendra e koordinimit të operacionit[/caption]

[caption id="attachment_415364" align="alignleft" width="853"] Ndihmësit dhe skuadrat zjarrfikëse në veprim duke trokitur derë më derë për evakuimin e plotë të banorëve[/caption]

[caption id="attachment_415365" align="alignleft" width="851"] Anëtar të Kryqit të Kuq në gatishmëri[/caption]

[caption id="attachment_415366" align="alignleft" width="852"] Gërmime në një nga zonat e kuqe[/caption]

[caption id="attachment_415367" align="alignleft" width="850"] Njerëz të strehuar në strehët e emergjencës[/caption]

[caption id="attachment_415368" align="alignleft" width="855"] Pëfundimi i operacionit dhe heqja e shiritave të sigurisë e hapja e rrugëve nga policia sërish[/caption]

 

Të fundit