Flash News

KRYESORE

Gjykata nuk i njohu mandatin kandidates socialiste në Durrës, reagon Kryemadhi: Pas këtij momenti çdo vendim i KQZ është nul

Gjykata nuk i njohu mandatin kandidates socialiste në Durrës, reagon

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Durrësit, e  cila nuk i njohu mandatin kryebashkiakes socialiste Valbona Sako.

Kryemadhi thotë se pas këtij momenti, ajo thekson se çdo vendim i KQZ-së është nul.

Më tej ajo pyet se kush do të mbajë përgjegjësi për dëmin ekonomik, juridik dhe moral të krijuar nga KQZ-ja.

 

Reagimi i Kryemadhit:

Nul!

Pavlefshmëri absolute!

Thjesht e saktë pa tambure politike. Vendimi i Gjykatës së Durrësit vetëm teknikisht tregoi se që në krye të herës, që në hapin e saj të parë procedural e administrativ, atë të regjistrimit të subjekteve zgjedhore KQZ ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike, dhe gjithë veprimtaria e vendimmarrja e saj rezulton në shkelje të hapur të Kodit të Procedurave Administrative.

Që pas këtij momenti çdo vendim i KQZ është nul. Pavlefshmëria absolute e aktit administrativ sjell pavlefshmëri absolute të të gjithë procesit në vijim.

Gjithçka konsiderohet nul.

A mund të diskutohet tani mbi diçka që nuk ka sjellë asnjë pasojë juridike??

Nul i gjithë procesi.

Zgjedhje nuk ka patur.

E vetmja pyetje tani që mbetet të bëhet është: Kush do të mbajë përgjegjësi tani për të gjithë dëmin ekonomik, juridik, moral, të krijuar nga veprimtaria e paligjshme e KQZ?

I bëj thirrje Prokurores së Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ.

 

Të fundit