Flash News

KRYESORE

Haaland-Sancho janë zjarr, Dortmundi fiton me poker dhe rekord

Haaland-Sancho janë zjarr, Dortmundi fiton me poker dhe rekord

Borussia Dortmund sot mposhti 4-0 Eintracht Frankfurtin, duke marrë vendin e dytë në Bundesligë me lojë spektakolare.

Goli i parë i ndeshjes u shënua pas 33 minutash nga mbrojtësi Piszczek. Pjesa e parë nuk pati shumë aksione sulmuese, ose të paktën nuk u mbyllën me gola. Pjesa e dytë nisi më vrullshëm, sepse pas vetëm 5 minutash shënoi talenti Sancho. 4 minuta pas tij shënoi një tjetër talent i verdhezinjve, Haaland.

Guerriero realizoi edhe golin e katërt në festivalin e Dortmundit dhe tashmë kanë 63 gola në Bundesligë, më shumë se ekipet e tjera. Ky ka qenë rekord më parë nga Bayern në vitin 1974 dhe nga Hamburgu në vitin 1982.

Të fundit