Flash News

KRYESORE

Heqja e Çamërisë nga tekstet shkollore, Bushati ia kalon përgjegjësinë Nikollës: Nuk e di; po e diskuton Ministria e Arsimit

Heqja e Çamërisë nga tekstet shkollore, Bushati ia kalon

Pak ditë më parë, Ministri i Jashmët i Greqisë, Nikos Kotzias deklaroi në parlament se Greqia jo vetëm që nuk pranon se ekziston një çështje Çame por do t'a zhduk emrin Çamëri edhe nga librat e hartat shkollore të Shqipërisë. Por, ministri Ditmir Bushati tha se nuk kishte dijeni që dy vendet të kenë arritur një marrëveshje të tillë duke thënë se kjo çështe po shqyrtohet nga ekspertët e Ministrive të Arsimit. 

“Nuk di që të kemi rënë dakord për këto gjëra. Ka një komision shtetërore për rishikimin e teksteve, për të shmangur referenca të cilat nuk janë përputhje me standardet e KE, do të hiqen. Ka një grup ekspertësh dhe ky grup mblidhet mbi baza periodike. Nuk e di ku ka dalë kjo, barazia e Çamërisë me Vorio-Epirin. Mblidhen ministria jonë e Arsimit me atë greke dhe diskutojnë, këta janë duke bërë punën”, tha Bushati në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

Pakti detar me Greqinë/ Ditmir Bushati: Shqipëria nuk i ka falur Greqisë blloqet 1 dhe 2 në detin Jon

Të fundit