Flash News

KRYESORE

Humbi jetën në Letoni, Meta viziton familjen e Major Klodian Tanushit

Humbi jetën në Letoni, Meta viziton familjen e Major Klodian Tanushit

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot familjen e major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit në Letoni. Meta shprehu dhimbjen për humbjen e ushtarakut shembullor e patriot.

Kujtojmë që Majori 39-vjeçar ndërroi jetë në spital, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve gjatë shpërthimit të së hënës, ku e vrarë mbeti dhe 32- vjeçarja Zarife Hasanaj, në Letoni.

Klodian Tanushi ndodhej i shtruar në “RIGA EAST UNIVERSITY HOSPITAL”, në Letoni dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjendja shëndetësore e tij ishte e rënduar. Mbrëmjen e djeshme, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Major Klodian Tanushi ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Më 20 dhjetor 2018 ishte dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të grupbatalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontingjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Të fundit