Flash News

KRYESORE

Humbi jetën në misionin e NATO-s, reagon Rama: Dhimbje e respekt i thellë për efektiven shqiptare

Humbi jetën në misionin e NATO-s, reagon Rama: Dhimbje e respekt i

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për efektiven e Forcave të Armatosura, Zafire Hasanajn, e cila ra në krye të detyrës, gjatë një misionit të NATO-s në Letoni, për shkak të shpërthimit të një mine.

Në një reagim në twitter, Rama ngushëllon familjen e nëntetares.

“Dhimbje e respekt i thellë për efektiven e Forcave tē Armatosura, Zafire Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni, ku u plagosën dhe dy efektivë të tjerë!Ngushëllime familjes, të afërmve e miqve të Zafires dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i saj”, shkruan Rama.

Nga shpërthimi i minës u plagosën edhe Major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj, të cilët aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Efektivët shqiptar po merrnin pjesë në misionin e NATO-s në vendin baltik për demontimin e minave luftarake.

Shpërthen mina, kush është efektivja e Forcave të Armatosura që humbi jetën në Letoni; Identifikohen edhe dy të plagosurit

Të fundit