Flash News

KRYESORE

“I dërguari special” ndjek Saimir Tahirin në gjyq, duke mbajtur shënime

“I dërguari special” ndjek Saimir Tahirin në gjyq, duke

Seanca gjyqësore ndaj Saimir Tahirit, e cila zgjati rreth 5 orë,  është ndjekur nga një përfaqësues i Ambasadës Amerikane në Tiranë, ashtu siç ka ndodhur edhe në seancat e kaluara gjyqësore, madje u vu re se ai mbante edhe shenime here pas here.

Gjatë kohës që ambasada drejtohet nga Donald Lu, emri i Saimir Tahirit përmendej shpesh nga ai si një “pesh i madh”, aq sa në një dalje në ‘Opinion’, deklaroi se ka prova të mjaftueshme për të dënuar ndaj Saimir Tahirin.

“Shikoni Saimir Tahirin – ish-ministri i Brendshëm shumë i fuqishëm….Çështja kundër Saimir Tahirit meriton të vendoset nga një gjykatës, jo të vendoset nga politikanët, jo të vendoset nga prokurorët që nuk bëjnë punën, por duhet të vendoset nga një gjykatës që do të shohë me transparencë provat e çështjes. Kemi parë tashmë në media shumë prova”.

Nëse provohen tre akuzae e prokurorisë, ish-ministri i plotfuqishëm i qeverisë, rrezikon të dënohet me 8 vite burg. Dënimi do të kryhet në një nga institucionet e sigurisë së zakonshme pasi nuk përbën rrezik për tu larguar.

Të fundit