Flash News

KRYESORE

I dogjën makinën gjatë natës, gjyqtari i Shkodrës mesazh autorëve: Ta harrojnë se më bëjnë presion

I dogjën makinën gjatë natës, gjyqtari i Shkodrës

Gjyqtari Andri Ymeri ka folur për mediat pas ngjarjes së mbrëmshme ku autorë ende të paidentifikuar i kanë djegur makinën.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ngjarja është e qëllimshme për shkak të punës së tij si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër.

“Gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për çdo gjë. Nëse kam qenë unë objektivi  ta harrojnë se më bëjnë presion për punën time. Kjo mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës.

I pyetur nëse ka patur kërcënime apo presione, Ymeri tha: “Gjyqtari duhet të jetë i përmbajtur dhe i rezervuar, nuk jep më tepër komente. Çfarë kam patur me thënë, i thash në institucione”, u shpreh gjyqtari.

Iu dogj makina/ Gjyqtari nga Shkodra u kallëzua penalisht 5 vjet më parë se kërkoi 25 mijë euro në këmbim të lirisë

Të fundit