Flash News

KRYESORE

Incidentet e para/ 21 vjeçarja kanoset përse nuk mori pjesë në fushatë

Incidentet e para/ 21 vjeçarja kanoset përse nuk mori pjesë

Në Dajç të Lezhës është regjistruar incidenti i parë i fushatës. Policia raporton se ka dërguar në prokurori materialet për një 19 vjeçar me iniciale S.N., i cili së bashku me tre persona të tjerë kanë kanosur një 21 vjeçare me iniciale K.N., sepse nuk mori pjesë në fushatë.

Policia njofton se po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, por nuk jep më shumë detaje.

“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasin S.N, vjeç 19, banues në Lezhë, pasi dyshohet se më datë 27.05.2017, në Dajç, në lokal, me tre persona të tjerë, ka kanosur me fjalë shtetasen K.N, vjeç 21, për mospjesëmarrje në fushatë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit