Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti demokrat do bëhet baba për herë të dytë, pozon krah bashkëshortes

Ish-deputeti demokrat Gerti Bogdani do bëhet baba për herë të dytë.

Bashkëshortja e tij, juristja Edlira Çepani është në pritje të fëmijës së saj, dhe siç duket nga fotot e publikuara së fundmi, edhe pak ditë e ndajnë nga momenti  i shumëpritur.

Gerti Bogdani dhe Edlira Çepani u shfaqën të dy krah njëri-tjetrit, në 10 vjetorin e OraNews, duke pozuar dhe pranë bashkëshortëve Ndroqi.

Edlira veshur me një fustan të kuq, i cili i nxirrte në pah dhe barkun e rrumbullakosur, ngjan shumë këndshëm dhe tejet e lumtur. Çifti janë prindër të një vajze 5-vjeçe që quhet Ajra.

Të fundit