Flash News

KRYESORE

Ish kryenegociatorja e Kosovës: Prekja e kufijve në Ballkan nxit luftë

Ish kryenegociatorja e Kosovës: Prekja e kufijve në Ballkan nxit

Ish-kryenegociatorja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri është shprehur se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka për synim krijimin e “Serbisë së Madhe” dhe mund të shkaktojë luftë në Ballkan.

“BE deri te kjo fazë finale ka shkuar mirë, por Mogherini duke hapur hapësirë për prekje kufijsh ose nuk i njeh mirë gjërat ose janë çështje të tjera. Prekja e kufijve çon në luftë, sepse nuk mund të prekësh një kufi në Ballkan dhe të mos ketë efekt domino në vendet e tjera.

Ne e kemi problemin në shtëpi dhe nuk ka nevojë me mbërrit tek Mogheri. Kjo është një ide e vjetër e nacionalistëve serbë.

Amërikanët kurrë nuk kanë thënë që janë pro ndryshimit të kufijve. Gjaku i shqiptareve është në kufijtë e Kosovës dhe nuk i prek askush. Thaçi doli me një entuziazëm sikur po fliste për një biznes familjar të tij. Kosova është shtet demokrat dhe nuk vendos vetëm Predidenti”, shprehet Tahiri.

Të fundit