Flash News

KRYESORE

“Isha në Pekin kur shpërtheu virusi”, ambasadori i Kinës: Ju tregoj si e mundëm koronavirusin

“Isha në Pekin kur shpërtheu virusi”, ambasadori i

Ambasdori i Kinës në Tiranë Zhou Ding foli në një intervistë për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ku tregoi detaje nga shpërthimi i virusit në Vuhan. Ambasadori Ding tregoi se ndodhej në Kinë kur u shfaq epidemia. “Epidemia u shfaq në prag të Vitit të Ri Kinez. Ndodhesha në Pekin me pushime në atë kohë. Përballë këtij virusi të panjohur pati panik, por e mira është që qeveria kineze e bllokoi Vhanin në kohën e duhur. Unë anulova vizutat te të afërmit dhe miqtë për të minimizuar mundësinë e prekjes. 20 milionë banorë vullnetarisht më shumë ndejtën në shtëpi. Nëse ne marrim masa dhe mbrohemi mirë, virusi është i kontrollueshëm”, tha ai.

Ding tregoi se tashmë Kina ka nisur lehtësimin e masave, ndërsa suksesi sipas tij, i dedikohet reagimit të shpejt. “Tani situata e Kinës është përmirësuar shumë për fat të mirë pas përpjekjeve të shumta morëm edhe këtë rezulat të parë. Ëhan u zhbllokua më 8 prill, niveli i rrezikshmërisë është i ulët, deri dje kishte mbi 82 mijë të prekur, prej të cilëve 4632 kanë humbër betejën dhe në provincën Kubej nuk ka pasur raste të reja të konfirmuara. Rastet e reja tani janë më së shumti të importuara. Ne marrim masa të rrepta parandalimi për rastet e importura. Në shumë qytete njerëzit detyrohen të veshin maska.

Qeveria kineze mori masa të menjëhershme dhe të plota. Në fillim Kina nuk u kuptua nga shumë njerëz por tani kuptohet që ato ishin të domosdoshme. E para, ne kemi mekanizmin e ndërprerjes së virusit, mbyllim transportin, mbyllim disa biznese, izolojmë, trajtojmë dhe gjurmojmë persona të prekur. Ndërtuam më shumë se 10 spitale lufte. Në Vuhan u ndërtua një spital për 10 ditë, besoj e keni dëgjuar. Ne jemi vendi i parë që zbuluam dhe luftuam virusin. Në fillim u përballëm me vështirësi shumë të mëdha, por parandalimi dhe trajtimi kanë treguar efekt më të mire”, tha ambasdori kinez.

 

Të fundit