Flash News

KRYESORE

Ismail Kadare fiton ‘Nobelin amerikan’, çmimi ndërkombëtar i letërsisë

Ismail Kadare fiton ‘Nobelin amerikan’, çmimi

Ismail Kadare, shkrimtari i madh shqiptar, është shpallur fitues i çmimi ndërkombëtar të letërsisë ‘Neustadt 2020’.

Ky çmim i rëndësishëm ndërkombëtar njihet ndryshe si ‘Nobeli amerikan’ dhe jepet një herë në dy vjet poetit, romancierit apo dramaturgut më të vlerësuar.

Po ashtu, ky çmim ka një vlerë monetare prej 50 mijë dollarësh.

Kadare është një ndër romancierët, poetët, eseistët dhe dramaturgët më të mirë shqiptar, i cili nisi të shkruaj që në kohën e diktaturës në Shqipëri.

Botimi i tij i parë është “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, për të vijuar me “Kronikë në Gur” dhe më pas me: “Pallati i ëndrrave”, “Prill i thyer”, “Dosja  H” etj .

Në 2005 ai u nderua me çmimin inaugurues të “Man Booker International” dhe më pas i “Princit të Asturias”.

Kadare ishte edhe pretendent për çmimin Nobel për Letërsinë nga Akademia e Suedisë, por këtë vit i shkoi shkrimtarit austriak, Peter Handke, i njohur si përkrahës i Millosheviç.

Të fundit