Flash News

KRYESORE

“Jam e paaftë, rrëzohem nganjëherë”, aktorja e njohur diagnostikohet me sklerozë

“Jam e paaftë, rrëzohem nganjëherë”, aktorja e

Aktorja e njohur Selma Blair është diagnostikuar me një sëmundje, me sklerozë multiple. Ajo është njohur me këtë fakt që në muajin gusht, por ka vendosur ta bëjë publike së fundmi në rrjetet sociale.

46-vjeçarja shkruan për llojin e sklerozës nga e cila vuan dhe për vështirësitë që ka hasur gjatë kësaj kohe.

“Kam sklerozë multiple. Jam në fazën e përkeqësimit të sëmundjes. Me vullnetin e Zotit, dhe producentëve të Netflix e kam një punë.  Jam e paaftë. Rrëzohem nganjëherë. Më bien gjërat. Kujtesa ime është e turbullt. Por, po ia dalim”, shkruan aktorja.

Emri i saj u bë i njohur me rolin në filmin “Brown’s Requiem” , ndërsa suksesi filloi me rolin e Zoe Bean në serialin komik,  “Zoe, Duncan, Jack and Jane” në vitin 2000 dhe me rolin e Cecile Caldwell në filmin “Cruel Intentions”.

Të fundit