Flash News

KRYESORE

“Janë porositur vrasje nga qelia”, gazetari ‘zbardh’ pazaret e drejtorëve me të “fortët” e burgjeve

Dy ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili bëri deklarata të forta në seancën dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Sigurisë.

Ai deklaroi se nga qelitë e burgjeve është konstatuar se janë porositur vrasje nga të dënuarit, disa prej tyre kanë trajtim preferencial etj.

Gazetari Flamur Vezaj shkon përtej deklaratave konstatuese të drejtorit, të cilat i cilëson si të turpshme për një drejtues, i cili duhet t’i kishte denoncuar dhe marrë menjëherë masa ndëshkimore ndaj tyre dhe jo të fliste para deputetëve si përfaqësues i OJF-ve.

“Drejtori del e flet në media dhe para deputeteve sikur të ishte përfaqësues i ndonjë OJQ-je që ka kryer ndonjë studim dhe po publikon gjetjet! Po ke mbi 8 muaj ne atë detyrë dhe akoma me konstatime!!??? Po të kishte prokurori me këllqe dhe jo PPP te pushteti, ndaj këtij drejtori duhej ngritur akuze për “moskallëzim krimi” e ndoshta edhe “shpërdorim detyre” pasi i di te gjitha këto “pazare” që bëhen ne institucionin që ai drejton dhe cfare ka bërë!???”, shkruan gazetari.

Statusi:

“Trajtime preferenciale për ‘të fortët’ e dënuar? Drejtori i Burgjeve: Po ka patur, s’guxonte kush t’i kontrollonte

 

Të fundit