Flash News

KRYESORE

Karantina e Princit Harry dhe Megan Markle vlen 18 milionë dollarë

Princi Harry dhe Meghan Markle po kalojnë ditët e karantinës në Beverly Hills. Çifti, bashkë me vogëlushin Archie – i cili mbushi 1 vjeç para disaditësh – po qëndrojnë në vilën luksoze të mandatit të Hollywood-it, Tyler Perry.

Sipas “Daily Mail”, Harry dhe Meghan nuk janë takuar asnjëherë me Perry-n, por besohet se njohja mes tyre ka ndodhur për mes mikeshës së ngushtë, të përbashkët, Operah Winfrey.  dhe djali i tyre njëvjeçar Archie e kanë quajtur shtëpi, vilën 18 milionë dollarëshe që kur u transferuan në LA në fund të marsit.

Ata kishin qëndruar në një shtëpi në ishullin Vancouver që nga njoftimi për largimin nga familja mbretërore në janar, por u larguan pasi Kanadaja njoftoi se do të mbyllte kufijtë për shkak të COVID-19.

 Vila ku po jetojnë ka një vlerë prej 18 milionë dollarësh dhe ka pesë dhoma gjumi dhe 12 banjo, shtrihet në 89,030 metër katrorë në majë të një kodre. Nuk dihet nëse Meghan dhe Harry e kanë marrë me qira vilën apo po rrijnë si mysafir dhe as nuk ka ndonjë të dhënë që rezidenca të jetë shitur.

Të fundit