Flash News

KRYESORE

"Këngëtare koti", Ronela Hajati reagon ndaj Arian Çanit

Ronela Hajati është sërish në qendër të mediave e kësaj radhe jo për lidhjen e saj (që ka marrë fund) me Young Zerkën por për t`iu përgjigjur moderatorit të "Zonë e lirë", Arian Çanit.

Çani, gjatë emisionit të tij në rubrikën “Mix blind test” ka thumbuar publikisht këngëtaren për këngën 'Vuj':

“Hiqe fare këtë Cherr se s’na intereson, kjo këngëtare është kot fare bo, bo, bo. As nuk e përmend fare cila është, më krijon një kështu ajo mua, nuk e dua jo. Hyn në atë kategorinë e këngëtareve që nuk i ashtu dot fare, më krijon një gjë negative shumë.”

Por vetëm sot ka vendosur të reagojë Ronela, e cila përmes një postimi në Instastory shkruan:

“U prehshin në paqe budallallëqet”,- duke iu referuar Çanit.

Të fundit