Kërcënimet për 30 qershorin, ish-gazetari i BBC: Shqiptarët tani me një arsye më shumë për të kërkuar azil

Ish-gazetari i BBC, Arben Manaj ka komentuar paralajmërimet e qeverisë se kush prek zgjedhjet më 30 qershor dënohet me burg.

Duke komentuar edhe nismën ‘edhe unë’, Manaj reagon duke thënë se shqiptarët tashmë kanë një aryse më shumë për të kërkuar azil.

“Sot lexova nje këndvështrim tjeter per 30 Qershorin! Dikush mezi pret per trazira; arsyeja: do kemi nje arsye me shume per te kerkuar azil me kercenimet per burgosje dhe izolime nga Kryeministri apo zevendesi i tij! Prova ideale per kerkim azili!
Dhe thone perse politika nuk e ndihmon popullin per nje jete me te mire!
Keshtu fitojne te gjithe. Shqiperia zbrazet qe eshte ender e politikes dhe komuniteti shqiptar neper bote rritet! Rritet mosha mesatare ne Shqiperi dhe bie ne vendet e BE! Evropa do thote ky vend eshte parademokratik dhe nuk meriton te futet ne BE ! Ajo per pasoje nuk do harxhoj me shume fonde per Shqiperine dhe Shqiperise i jepen dylbi ne tetor! Hajd per hajer! Don’t shave it!”, shkruan gazetari.