Flash News

KRYESORE

Kërkesë një ditë pasi i vranë të atin dhe xhaxhain, anëtari i grupit Bajri “del nga burgu”

Kërkesë një ditë pasi i vranë të atin dhe

Asmer Bilali është lejuar të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të atit dhe xhaxhait, një ditë pasi u qëlluan për vdekje në një atentat në Shkodër.

Bilali bëri kërkesë të marrë pjesë në varrim nga paraburgimi ku ndodhet në burgun nr. 313 në Tiranë, pas arrestimit si anëtar i grupit ‘Bajri’ në Shkodër.

I shoqëruar nga forca të shumta sigurie, tre furgonë dhe makina të tjera policie, i riu ka marrë pjesë në ceremonisë së lamtumirës së fundit për dy vëllezërit e ekzekutuar dje në Shkodër, Astrit dhe Brahim Bilali (babai dhe xhaxhai i tij).

Më herët, gjyshi i Asmerit bëri edhe një lutje për institucionet shtetërore, për ta lejuar që të qëndrojë dy ditë pranë familjes, nën shoqërimin e efektivëve të policisë.

Të fundit