Flash News

KRYESORE

Klevis Balliu lirohet nga qelia, Gjykata cakton ‘detyrim paraqitje’

Klevis Balliu lirohet nga qelia, Gjykata cakton ‘detyrim paraqitje’

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu do të lërë qelinë ku qëndroi për dy ditë, pasi u arrestua gjatë protestës te ‘Unaza e Re’ në Tiranë, kundër kryeministrit Edi Rama. Ndonëse prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Balliun, Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për të caktuar vetëm ‘detyrim paraqitje’ për politikanin demokrat.

Edhe për tre personat e tjerë të arrestuar të martën, trupi gjykues ka vendosur masën ‘detyrim paraqitje’.

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, e konsideroi pak më parë si normale arrestimin e Klevis Balliut, për shkak se ka shkelur ligjet për tubimet dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Të fundit