Flash News

KRYESORE

Kodheli në emër të mazhorancës, dorëzon Tahirin: Njollosi Partinë Socialiste

Kodheli në emër të mazhorancës, dorëzon Tahirin:

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është e kujdesshme kur pyetet për procesin gjyqësor ndaj Saimir Tahirit. Megjithatë, ajo thotë se drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund kësaj çështje, e cila ka njollosur PS.

“Nuk kam asnjë koment për kërkesën e prokurorisë ashtu si nuk kam për procesin gjyqësor. Ne jemi treguar mjaftueshmërisht dhe të drejtë në respekt të ligjit dhe respekt të moralit për t’i shkuar deri në fund një ngjarjeje që nuk duhet të njollosë as PS-në dhe as persona të veçantë që kanë qenë pjesë e partisë por që sot janë në të drejtën e tyre për të mbrojtur atë për të cilën janë akuzuar. Nuk kam asnjë koment për këtë gjë. Është punë e drejtësisë, drejtësia do vazhdojë të përmirësohet për hatër të vettingut por edhe për shkak të emancipimit shoqëror”, përfundoi Kodheli.

Tahiri akuzohet per tre vepra penale dhe rrezikon te denohet me tete vite burg. Nese ndodh, denimin do ta kryeje ne nje burg te sigurise se zakonshme, pasi nuk perben rrezik per tu larguar.

Të fundit