Flash News

KRYESORE

Komisioni i Jashtëm i Senatit miraton të nominuarën e Trump si ambasadore të SHBA në Shqipëri

Komisioni i Jashtëm i Senatit miraton të nominuarën e Trump si

Komisioni i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë miratoi të mërkurën emërimin e diplomates Yuri Kim për postin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Komisioni votoi për 15 emërime, përfshirë për të emëruarin për postin e ambasadorit amerikan në Rusi, John Sullivan.

Yuri Kim u nominua për postin e ambasadores në Shqipëri  nga Presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti, për të zëvendësuar  vendin e lënë bosh nga Donald Lu.

Në një seancë para Komisionit të Jashtëm të Senatit për konfirmimin e saj në fund të tetorit, ajo deklaroi se SHBA inkurajon dhe mbështet Shqipërinë në rrugën e reformave, duke theksuar se do të nxisë palët në Shqipëri që të kapërcejnë ngërçin politik.

“Unë do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në terma të menjehershëm, do të shtyj drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në një mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE. Dua të ndihmoj shqiptarët të forcojnë institucionet që të kenë rezistencë ndaj përpjekjeve ruse. Duhet të punojmë për të zhvilluar kapacitetet si aleat i NATO-s.

Kim u ndal edhe te ndikimi rus në Shqipëri. E pyetur nga një prej senatorëve për influencën ruse, Yuri Kim ka qenë e qartë dhe precize duke thënë: narrativa ruse për momentin nuk ka hapësirë në Shqipëri.

Kush është Yuri Kim, karriera diplomatike

Kim ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

Ajo është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.

Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Ajo ka qenë gjithashtu Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpalëshe për t'i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Të fundit